Po flitet që Revolucioni Flamingo është meritë e Brezit Z. Ndodh jo rrallë në Historinë Botërore, që përplasjet brenda një vendi janë përplasje mes brezave. Dikur përdorej edhe termi Lufta e Brezave, që për mua është diçka e stisur se duket e vështirë të konceptoj grupmosha të caktuara të prera si me thikë, që mbartin karakteristika tepër të veçanta. E megjithatë në sociologjinë botërore çështja e brezave pranohet dhe unë me krenari e quaj veten se jam një “baby boomer”.
Por a është përplasja në Shqipëri mes Z-esve dhe Bejbiboomerve?
Edhe pse Saliu dhe Edi i përkasin brezit tim, unë do thoja se Brezi Z po lufton për të ulur nga pushteti Brezin X, që është brezi që nis me të lindurit më 1965 dhe përfundon më 1980. Eshtë ky brez që “kontrollon” Shqipërinë sot dhe që ka meritën e madhe që e ka shpënë korrupsionin “në majat më të larta”.
A janë X-sat Mashtruesa të lindur?
Unë do rrjeshtoj më poshtë disa emra shqiptarësh të atij brezi, që janë “bajagi mashtruesa” por nuk dua të nxitohem në një përfundim që X-sat janë të gjithë të lindur, ose të gjithë të formuar në adoleshencën e vonë.
X-sat trashëguan në Shqipëri pushtetin që kishin “boomsat”. Por nëse ka një deformim në karakterin e tyre, mendoj se i përket periudhës së fundit të Diktaturës dhe fillimit të ndryshimit të madh. Pjesa më e madhe e tyre ishin të rinj dhe më pak ishin adoleshentë dhe fëmijë, Por diçka ndodhi në atë ndryshim sistemi, që i bëri që përgjithësisht të humbnin busullën morale. Dhe për këtë, ilustrim që vlen më shumë është ai i X-save shqiptarë që jetojnë në Amerikën e Veriut. Disa shembuj do i marr prej tyre. Emrat që do ve më poshtë nuk janë nga rëndësia, apo nga shkalla e të qënit mashtruesa, por sipas rendit alfabetik:
Ben Blushi – I lindur më 1969 me disa profesione, tani shkrimtar i njohur. I përfolur për mashtrime kur ishte gazetar, deputet, prefekt dhe ministër. Nuk di të them nëse mashtron edhe si shkrimtar, sepse të shkruarit në vetevete është një lloj “mashtrimi artistik”.
Fotini Allteni – E lindur në Tiranë më 1967 ose 1968, pa universitet, tani Filantrope e shquar ne banim në Florida. Mashtruese e një niveli mjaft të mirë.
Ilirjan Pëndavinji – I lindur më 1970. Me profesion mjek (të pa ushtruar), deputet i Korçës në 3 legjislatura dhe një mashtrues i nivelit mesatar, sepse mesatare e ka edhe pozitën në pushtet.
Kristi Minga Ravoniku – Lindur më 1969 ose 1970 me profesion urbanist. Banues në Florida dhe tashmë pastor. Mashtrues i niveleve të ulta, por tani ka evoluar edhe në nivele qiellore.
Niko Peleshi – Lindur më 1970 dhe ka pasur disa profesione. Si Kryetar i Kuvendit Popullor duhet edhe nivelin e mashtrimit ta ketë në nivel sipëror, se ja kërkon vendi.
Sotiraq Filo – Lindur më 1970 me profesion inxhinier elektronik. Njihet si mashtruesi “me dorashka” se është i kujdesshëm për t’ju lënë vartësve të firmosin dokumenta të cilat i di që bien ndesh me ligjet dhe rregulloret.
Po e ndal listën këtu edhe pse në mendje më vijnë plot mashtrues të tjerë, të cilët i kam njohur vetë, por janë dhe nga ata, që ose janë dënuar, ose janë përmendur hapur në media për korrupsion. Dhe korrupsioni është një nga format e mashtrimit.
Eshtë e kotë të përmend Erion Veliajn, apo Ilir Metën, sepse janë ende në proçes gjyqësor dhe për ta vlen “prezumimi i pafajësisë“. Gjithashtu nuk ka pse zgjatem me Farmacisten e Ekzaltuar, apo me një kolege që dikur ishte Kryekomsomolase dhe përfundoi mbështetëse e Trump, me ndonjë koleksionist arti apo të tjerë emra të shumtë që gëlojnë në Kuvendin e Shqipërisë apo në Qeverinë Socialiste. Gjithashtu është e kotë të thellohem në një analizë, nga e cila mund të nxjerr shkaqet se përse ky brez u kthye në shumicën e tij në një Brez Mashtruesish. Nuk është e pamundur që kjo të vlejë edhe për vende të tjera ish-socialiste.
Ndoshta ndryshimi i madh ekonomiko- shoqëror i traumatizoi dhe filloi t’ju dukej si normale ajo që është e paligjshme.
Por Brezi Z, të cilët janë kryesisht fëmijët e Brezit X, janë ngritur për të përmbysur botën e prindërve, se e ndjejnë që është një botë e kalbur, që bie erë dhe po i asfikson. Edhe pse mund t’ju ketë dhënë të mira materiale dhe i pat bërë të jenë më deri dje apatikë.
Ata po thonë me shumë vendosmëri “Kurrë më!” një Shqipëri e tillë, e sunduar nga mashtruesit.
No comments:
Post a Comment