Mos i numuro ditët në abakus
As vitet e mija.
Nuk ka pse të të frigin shifrat
Për të vrarë dashurinë janë shpikur.
Në qerthullën e hapësirës
Dhe jo të kohës pareshtur rrija
Dhe prisja të të takoja,
Ti erdhe kur ende nuk isha ligur.
Por lehtë të dridhen gishtat,
Kur supet e mija i prek
Nëse nuk është kthyer në makth
E trembura ëndërrëz
Mendjes të sillet
Dhe pas të ndjek.
Ngrihu mbi kohën
Do ndjesh se më s’do dridhesh
Kapërthimeve plot hir t’i jepu
Tejzgjati çastet
Nuk ka pse të frigesh!
No comments:
Post a Comment