Wednesday, 24 June 2026

Batakçinjtë gjithnjë kërkojnë prova


Rama po përdor refrenin që përdorin gjithë batakçinjtë, që kur në vendet e zhvilluara në botë është hequr tortura: “Sillni prova që jam Padrinoja ose ik qi..ni!” Hetuesit, që rroptohen të fusin në burg, një mafioz, të cilin e dinë se ka kryer një vjedhje të madhe, ose më keq që ka vrarë një dëshmitar, e dëgjojnë jo rrallë këtë shprehje të formuluar saktësisht kështu. Gjoksi ju vlon nga zemërimi, se janë cfilitur me muaj të tëra për të zbuluar autorin e krimit dhe duke u paguar me një rrogë të mjerë, por janë para “murit”, sepse mafiozi jo vetëm që nuk pranon krimin, por duke ndjerë se provat nuk janë të forta, ju nxjerr edhe gishtin e mesit.

Rama e bën nga që ka humbur çdo ekuilibër mendor, por edhe pse nuk është para hetuesve. Ai e di mirë, që dosjet ku është i përfshirë, janë plot me prova që nuk do i lejojnë t’ju thotë “Fuck you!” hetuesve dhe prokurorëve të SPAK. Por e përdor ngaj opinionit publik dhe protestuesve, të cilët edhe pse e dinë se ai i ka bërë tërë zullumet nuk kanë se ku t’i gjejnë provat.

Kjo më kujton një ngjarje të vogël të një jave më parë, kur në një grup në Whatsapp, “akuzova’ një poet se kishte shkruar vite më parë një vjershë për Niko Peleshin dhe kisha kohë që prisja të bënte diçka dinjitoze për ta shlyer atë “mëkat vjershëror”. Poeti më kërkoi të sillja provë vjershën dhe më sulmoi duke përdorur plot epitete jo të denja për një vjershëtor. Ishte pak a shumë të nxirrte gishtin e mesit se unë nuk e posedoja bejten lavdëruese. Sigurisht këtu nuk bëhej fjalë për “krim” por për një shkelje të “etikës vargjethurrëse” dhe një lloj “legenllëku njerëzor”.

Eshtë e njëjta gjë t’ju thuash protestuesve të Revolucionit Flamingo mos thërrisni “Rama në burg, Berisha në burg” sepse këto janë thirrje populiste pa prova dhe me këto duhet të merret Drejtësia. Ka analistë gjoja të moderuar, që i krahasojnë këto thirrje me ato të turmave shqiptare, që thërrisnin “Kriminelët në litar!” kur ndodheshin të grumbulluara para sallave të gjyqeve politike të pas Luftës së Dytë Botërore. Duhet saktësuar edhe diçka për atë kohë, se edhe pse turmat ishin të ndikuara nga propaganda e komunistëve, kishte edhe gjyqe kur dënoheshin vërtet bashkëpunëtorë të pushtuesve që kishin bërë krime. Dhe në mes turmave kishin familjarë, që kishin humbur fëmijët në atë luftë edhe për shkak të kriminelëve shqiptarë të luftës. Sistemi i Drejtësisë funksiononte ala Jakobin, sepse nuk kishte akoma ligje të formuluara dhe miratuara saktë, dhe shpesh prokurorët dhe gjykatësit do përdornin termin jo juridik “ligj kemi gjakun e mijëra dëshmorëve”.

Por sot gjërat janë krejtësisht ndryshe dhe nëse protestuesit bëjnë thirrje për ndëshkime ligjore, kjo vjen se të gjithë e dinë se kryeministrat shqiptarë kanë kryer krime. Të thërrasësh dhe akuzosh në shesh nuk përbën ndonjë sakrilegj, sepse askush nuk po bën thirrje “Hajde të kapim Ramën dhe Berishën e t’i varrim në pemët e bulevardit!” Nëse një ditë kryeministrat do arrestohen dhe do akuzohen, s’ka për të pasur turma që të brohorasin pranë sallave të gjyqit.

Duket që Rama po “përmjer në derën e tempullit të Demokracisë duke ju drejtuar protestuesve me Fuck you”. Eshtë shënjë e fundit të afërt dhe asnjë lloj alibie si kjo “më sillni provën” nuk mund ta shpëtojë. Eshtë e shkrojtur që në Bibël se ai “që përdor shpatën nga shpata do vdesë“.

Në këtë rast vlen se ai që do të qi.. të tjerët ka për ta ngrënë shumë shpejt vetë!

No comments:

Post a Comment