Wednesday, 17 June 2026

A është ish-basketbollistja Kokeri mbështetëse e ish-basketbollistit Rama?


Shqipëria është një vend i vogël. Gjithashtu Tirana e viteve ‘80 ka qënë edhe më e vogël. Ndonëse nuk kam asnjë ide se me cilin ekip ka luajtur Fotini Kokeri në Tiranë, sepse si ka deklaruar vetë ka qënë edhe e grumbulluar me ekipin kombëtar të të rejave të Shqipërisë në vitin 1986, e quaj të mundshme që të ketë pasur njohje me basketbollistin Rama, asokohe anëtar i ekipit kombëtar. Në Tiranë kishte vetëm 4 ekipe – “Partizani”, “Dinamo”, “17 Nëntori” dhe “Studenti”, madje ky i fundit nuk kishte ekipe zinxhir.

Megjithatë le të mos spekulojmë dhe le të themi që Fotinia, kjo Filantropiste e Shquar nuk e ka njohur kryeministrin e sotëm dhe është tepër e paanshme në politikën shqiptare.

Po e përsëris si në disa shkrime të mëparshme, që organizatat filantropike dhe veçanërisht filantropët, i bëjnë një lloj “arnimi” sistemeve të korruptuar në vendet e botës së dytë dhe të tretë, madje jo vetëm atyre. Filantropët, të cilët priten nga pushtetarët qëndrorë dhe vendorë, janë propagandë në dobi të qëndrorëve dhe vendorëve të korruptuar. Ndaj edhe fotot e takimeve me ta, apo videot ku ju jepen medalje apo çertifikata bëhen publike nga pushtetarët e korruptuar. E megjithatë unë nuk kam parë foto ose video të Kokerit me Ramën, që të aludoj se e mbështet apo i shërben atij.

Por në rastin e Shqipërisë, ndihmat në sektorët e Arsimit dhe Shëndetsisë, që jepen nga fondacione apo organizata, më tepër se në ndihmë të shqiptarëve janë një ndihmë për regjimin e kalbur të Ramës dhe bandës së tij. Nëse do të ndish vërtet popullin shqiptar, krahas ndihmës me paisje shkollore dhe paisje për spitalet, duhet theksuar se përse këto paisje mungojnë në to. Ka diçka që nuk shkon në një vend ku hotelet dhe bujtinat janë pajisur si më të mirat në Europë, ndërsa shkollat dhe spitalet janë në një gjendje po aq të keqe sa në kohën e Diktaturës. Nëse ndihmon dhe për këtë është e mjaftë një video falenderimi apo sqarimi, të cilën nxënësit apo pacientët nuk e shohin, atëhere ti shoku i mirë Filantrop i bën një lloj makiazhi shkollës dhe spitalit në gjendje të keqe, dhe shqiptarët që nuk e dinë do thonë se ministrat e Ramës po punojnë seriozisht. Dhe kjo nuk është e vërtetë, se ata , si dhe kreu i tyre po vjedhin në mënyrë të vazhdueshme dhe sa herë ju krijohet mundësia. Buxheti i shtetit shqiptar nuk është tani si në fillimin e viteve ‘90 dhe i ka të gjitha mundësitë për një sistem arsimor dhe shëndetsor të paisur mirë.

Në një farë mënyre ndihmat e Filantropëve po e ndihmojnë Ramën dhe po dëmtojnë Revolucionin Flamingo. Unë nuk kam asnjë provë të nxjerr rreth një “bashkëpunimi” të Fotinisë me qarqe të caktuar të PS-së, për shkak të një njohje me Ramën dhe po ashtu asnjë fakt se të tjera organizata filantropike mund të shohin me simpati “të Majtën shqiptare” dhe të ndihmojnë për ta mbajtur atë më këmbë.

Por më shqetëson fakti, që edhe nga përfituesit e drejtpërdrejtë të ndihmave në Shqipëri, të cilët mund të jenë drejtorë shkollash dhe spitalesh apo arsimtarë dhe mjekë, propagandohen këto ndihma dhe askush nuk thotë se “jemi si mos më keq”, por thurren ditirambe se tani me këto paisje jemi në nivelin europian. Tamam si është e thurrur e gjithë propaganda e Ramës, që Shqipëria i është afruar në çdo sektor standarteve europiane. Nuk është aspak e vërtetë! Arsimi dhe veçanërisht shëndetsia janë për të qarë hallin dhe këtë po e dëshmojnë çdo ditë njerëzit që dalin në protestë.

Por kur RTSH, vegël propagandistike e Ramës, nxjerr video me mjekë që “ngrenë në qiell “ 5 poltrona dhe një paisje të ngrohjes së kuvertave” për repartin e onkologjikut të Korçës, pa shprehur as shqetësimin më të vogël se kur shohim spitalet e Greqisë, Turqisë dhe Maqedonisë ndjehemi vërtet “të mjerë“ atëhere çdo njeri që shqetësohet për gjendjen e Shqipërisë ,e të drejtë mendon se “ a duhet vërtet të vlerësojmë këto ndihma apo të themi që janë një vrimë në ujë dhe thjesht shërbejnë për të mbuluar korrupsionin e madh?”

Unë jam tepër dyshues në veprimtarinë filantropike të Fotini Kokerit. Gjithshka e re që shfaqet rreth saj më shton bindjen se është një oportuniste e klasit të parë, që mund të bëjë çdo gjë për të krijuar një aureolë false rreth kokës së saj jo të mbushur me qëllime të mira.

Ndaj edhe më bezdisin së tepërmi thirrjet “Rroftë e qoftë Foti Kokeri!”, sikundër më kanë bezdisur thirrjet: “Rroftë e qoftë Edi Rama!” Të dy mjeshtrat e “topit në kosh” duket se kanë arritur të shtojnë pasuritë personale në mënyrë të shpejtë dhe shumë të dyshimtë.

E përsëris që nuk e di nëse njihen apo jo, por nuk është aspak e çuditshme, që edhe nëse nuk e kanë njohur njëri tjetrin më parë, të shohin me simpati “historitë e suksesit” të njëri tjetrit.

No comments:

Post a Comment