Sali Berisha tashmë mund të takohet me zyrtarët amerikanë. Ai dhe familjarët e tij mund të udhëtojnë drejt SHBA-së. Eshtë nje rehabilitim i plotë në raport me administratën amerikane, që ka të ngjarë të mos ndryshohet në të ardhmen edhe nëse shokët e Blinken vijnë në Shtëpinë e Bardhë.
Por është kjo një gjë e mirë apo e keqe për shqiptarët?
Kur ndodhi shpallja “non grata”, e kam quajtur si një shumë të mirë për Shqipërinë dhe politikën shqiptare. E gjykoja si një hap i duhur në drejtim të spastrimit të politikës shqiptare nga të korruptuarit e fuqishëm. Edhe pse më i korruptuari ishte në atë kohë Rama, e kuptoja që SHBA nuk mund të shpallte “non grata” kryeministrin në fuqi.
Shumë mbështetës të Berishës, por edhe asnjëanës, e quajtën të gabuar dhe si hap të “sorroistëve” për të dëmtuar opozitën në Shqipëri. E theksoj se nuk ka qënë asnjëherë e tillë, edhe pse shumë njerëz të afërt me Aleks Sorros apo dhe shqiptarë që kanë kaluar në “kanalin” e xha Sorros, mund të kenë ndikuar në ambasadorët amerikanë dhe në Departamentin e Shtetit. Por e quaja edhe të dobishme edhe të merituar, sepse kishte shumë mëkate, që unë i njihja, por dhe shumë të tjera ndoshta që njihen vetëm nga shërbimet sekrete. Mendoja se ambasadori Lu kishte ndikuar më shumë për shkak të “zborit” që i bënte Berisha për miratimin e Reformës në drejtësi edhe pse nuk kishte asnjë funksion drejtues në PD.
E vërteta e “funksionit” të tij në PD ka qënë se “lideri histerik” i Partisç Demokratike, nuk kishte ndalur asnjë çast nga të qënit shef i opozitës shqiptare. Dhe e dëshmoi, kur nën presionin amerikan, ai përballi Bashën dhe të tjerë në Parti dhe e mori “de facto” PD-në.
Por për këtë i duhet thënë “chapeaux” edhe pse motivet dhe metodat e tij janë tepër të errëta dhe në disfavor të shqiptarëve. Ai garantoi mbajtjen jashtë burgut të Zenit dhe Argitëa dhe njëkohësisht ju sigoroi një vazhdimësi në pasurimin e tyre me manovrimet e njohura me Kastratët, Manen edhe pa u takuar personalisht me Ramën.
Po a është tashmë një rikthim i tij i plotë në politikën shqiptare dhe bashkë me të që shpejt a vonë ta shohim përsëri kryeministër?
E pamundur.
E them me siguri pas kësaj që kam parë me Revolucionin Flamingo.
Më parë se Edi, “Saliu ka maru!”
Edhe me çdo lloj manovrimi dhe manipulimi, të cilat ai ka treguar se ka aftësi t’i bëjë, ai nuk kthehet dot më në krye të vendit. Madje nëse do ketë formacione të reja politike dhe zgjedhje të parakohëshme, Saliu nuk do ketë as këtë numur deputetësh që ka sot.
Por a mund të mbetet si patericë e Ramës duke pasur sëbashku shumicën dërmuese të kartonave?
Edhe kjo mund të ndodhë nëse ai sheh se nuk ka shteg për të shtuar elektoratin e tij. Por na duhet të presim e të shohim se si do shkojë Revolucioni Flamingo. Eshtë ende shumë herët të parashikosh këtë Lëvizje kaq të madhe , por edhe të gjëërë njëkohësisht. Nëse pas përpjekjeve diversive të Ramës dhe Berishës për tu copëzuar, Grupi drejtues (ende i panjohur plotësisht) nuk do jetë në gjendje të mbajë frymën e protestës në maksimum, atëhere do të duhet të presim stinët që vijnë për të parë ndryshime të vërteta.
Por në përfundim më duhet të them se heqja e “non grata” e Saliut nuk sjell as ndryshimin më të vogël. Për mua është veprim i llogjikshëm i ameriakanëve se nuk mund të lesh jashtë bisedimeve forcën e dytë politike shqiptare, edhe pse Saliu e ka uzurpuar udhëheqjen.
Sali ke maru!
No comments:
Post a Comment