Kënga e Tretë - Korçarët nisen në marshim
Ku tregohet për
debatin mes Peleshit dhe Tollkuçit për shtyrjen e marshimit dhe si
u përgatit Himni i Flamurit i Principatës së Korçës.
Në Shtabin Luftarak
të Korçës, të gjithë ishin mbledhur
Me rroba civile
Peleshi, në krye të tavolinës ovale
Në sheshin para
Kullës prisnin trupat më të zgjedhur
Raqka ende seç
kërkonte me lupë nëpër manuale.
Kur dera e Shtabit u
hap patritur, u dhaPetrika nga Polena,
(Ashtu donte të
quhej edhe pse në Korçë kish’ vendlindjen)
- Marshimi për në
Maliq duhet për dy ditë të ndalet.
Se Viskont Gëzim
Topçiu nesër do ketë ditlindjen.
Dhe ti Raqi kohën
kot e humb duke gërmuar në manuale
Urimi im dot
s’ndalet, e bën Inteligjenca Artificiale!
- Ik o Kokëqyp na
lerë të qetë!- u hodh Peleshi me arrogancë
Ne kemi bërë
gjithë përgatitjet, patronazhistët presin,
Provo të vesh ti
Luftën me urimet tënde në balancë
Do shohësh që edhe
mjekët do nisin të ta ..jesin!
Me bisht mes shalëve
Tollkuçi, ky dhelpër nga Polena,
Nga Shtabi i Luftës
doli, bullçinjtë të dyja fryrë,
“Dajak” të
tillë mes njerëzve, s’kish ngrën’ qysh “në pelena”,
Nëpër dhëmbë me
vete shante, i zverdhur në fytyrë.
Në shtab puna
vazhdonte, gatitetj Plani i Masave,
Po përpilonin
tekstin e himnit (do duhej një i Luftës)
Raqka ngadalë
pastronte, njollat e bardha të glasave
Që mbetur kish në
sup kur ndenji më këmbë majë Kullës.
Vargjet ngadalë
përpilonte, Poeti veshur me të bardha,
Kujdesej për
kuptimin, 7-rrokshin dhe metrikën,
Me mendje lidhte
tingujt sepse ishte nga Dardha,
Si ju duk se diçka
kishte bërë mori fisarmonikën.
- Nën udhëheqjen
tënd O princ, ne sot seç po marshojmë,
Marshi jonë
shpërthen rrugës, në çdo kodër dhe livadh.
Ne falë teje jemi,
pa ty më dot nuk ekzistojmë
Prandaj Parisin e
vogël do e kthejmë në Paris të Madh!
Të pranishmit në
këmbë u ngritën poetin e përqafuan,
Dhe Raqka hodhi tej
lupën dhe gjoksin para nxorri
Në çast marshoi
ushtria, më shumë trimat s’duruan
Gjysma u nis rrugës
s’ Tiranës dhe tjetra atë të Plasës mori.
Jehoi marshi: O
Princ ne sot seç po marshojmë!
Me ritëm ecnin
kolonat, të drejta me shumë displin’
Kur pa dal’ mirë
nga Korça, njerëzit ç’farë të dëgjojnë:
-Kur ne shkonim në
marshim, zuskat qanin me ngashërim!