Termin e mësipërm e përdori një mik i im i mirë, ndërsa komentonte rreth shkrimit tim “A do i mbështesë gjenerali Uendt Flamingot?” Në fillim e mora si një lajthitje të tij se nuk kuptoja se si mund të lidhte Tiranën me me Partinë Republikane Amerikane. Për ata që nuk jetojnë në Amerikën e Veriut po sqaroj se shpesh në media përdoret GOP (Grand Old Party) kur bëhet fjalë për Republikanët. Vetëtimthi unë mund të lidhja gjeneralin me Partinë Republikane, sepse ai është nominuar nga Presidenti Trump, por “Tironën” tonë me shtëpi qerpiçi tani të transformuar në Kulla-City nuk e shoqërizoja dot me të djathtën amerikane.
Ai më sqaroi se fjalia “ Tirana është Mbretëria e GOP-it” ka të bëjë me joshjen që ju bëhet diplomatëve të huaj në Tiranë në mënyrën më të vjetër që kur kanë nisur në botë mbretëritë dhe luftrat mes tyre.
Ja plasa të qeshurit me naivitetin tim që jam kaq i përqëndruar në analiza të thata të marëdhënieve ndërkombëtare, sipas rregullave, ideologjive, interesave kombëtare, gjeopolitikës e të tjera “dëngla” si këto dhe kam injoruar faktorin njeri dhe veset e tij.
Miku im më kujtoi me qetësi dhe durim ngjarjet e njohura në publik, si ataku kardiak që i mori jetën një ambasadori amerikan në Tiranë pas një udhëtimi “dashuror” jo me gruan e tij në Veri të Shqipërisë. Gjithashtu rrjeshtoi si argumenta në favor të tezës së tij “pamjen prej kokoroçi” të gjeneralit, faktin që gruaja e tij jeton në Japoni dhe nuk ishte e pranishme në seancën dëgjuese në Senat, dhe këmbënguljen që kanë pushtetarët në Tiranë për të futur në këto “kurthe mjalti” (honey traps) një njeri kaq të rëndësishëm sa ambasadori amerikan. Ai më tha që kjo nuk kishte se si mos ndodhte, por vetëm uronte, që ajo që do i shërbente gjeneralit me kostum diplomati të ishte nga Gjirokastra, nga është edhe origjina e tij. Nuk e e kapa menjëherë përse ai donte që Diplomati i lartë të flerë me një “vajzë gjirokastrite” (këtë e shtova se më kujtohet kënga e Petrit Lulos me këtë titull), po ai e shpjegoi se është tepër pragmatik dhe se në këtë mënyrë vëmendja e Amerikës do drejtohet nga qyteti i gurtë.
Më pas edhe unë u kthjellova. Më erdhën ndërmend plot thashetheme rreth jetës jo aq të paqme “dashurore” të diplomatëve të huaj në Tiranë dhe në aludimet se grupe të caktuara pranë pushtetit, ishin të specializuar për joshjen e tyre nëpërmjet seksit të bukur. Eshtë folur për disa ambasadorë të BE-së, për dy tre të tjerë të vendeve të mëdha europiane, madje edhe për një gjyqtar të huaj të Vetingut, të cilit i bënte shantazh në prokurore e njohur për super korrupsion me një video për një marëdhënie jashtëmartese.
U binda se edhe gjenerali mund të bjerë pre i një kurthi të tillë. Duke menduar gjithashtu mahnitjen që kanë Amerikano Veriorët për femrat shqiptare. Më qëllon shpesh që të rinj kanadezë , kur mësojnë se jam shqiptar përmendin bukurinë e vajzave tona.
I thashë mikut tim që do bëj një shënim të shkurtër rreth kësaj bisede dhe do e ve në blog. Hezitoi ta miratonte, por më vonë më tha se ishte e mira ta ndryshoja titullin dhe ta quaja “Mbretëria e Pjeshkës”. I shpjegova që nuk ka pse të jem kaq i kujdesshëm, se fëmijtë e vegjël nuk e lexojnë blogun dhe për më tepër, Roberto Benini i ka përdorur sinonimet për organet seksuale 40 vjet më parë në një emision televiziv italian të shumëndjekur të Rafaelas dhe në orë kur të gjithë, fëmijë të rritur dhe pleq ishin zgjuar.
Mua më tingëllon më e plotë kur thuhet “Alamet Gopi” se sa kur dëgjoj “Alamet Pjeshke”.
Gjithsesi, gjenrali Uendt mund të jetë i ç’interesuar për seksin e bukur, ose mund të jetë tepër besnik ndaj kurorës, ose mund “t’i qajë hallet” brenda Ambasadës dhe në këtë mënyrë qëndrimi i tij ndaj çështjeve shqiptare të jetë neutral, institucional dhe vetëm në interesat e shtetasve amerikanë dhe të atyre shqiptarë.
Ndoshta kjo do e zhgënjejë mikun tim rreth investimeve serioze në Gjirokastër në të ardhmen, por le t’i vemë interesat e Shqipërisë mbi ato të një qyteti apo të një krahine.
Keq keq, nëse gjenerali nuk do i rezistojë dot tundimeve, atëhere le të urojmë që të ketë një oreks të mirë seksual dhe të hedhë sytë nga Jugu e deri në Veri.
Sepse i gjalli i do të tëra!

No comments:
Post a Comment