Mos shko lehtësisht natës së mirë,
Pleqëria në muzg duhet të ndizet dhe çartë,
Shpërthe ndaj dritës që po bën firë.
Të urtët e din’ që fundi është errësirë
Por meqë fjalët s’ju lanë gjurmë të qartë
Mos shko lehtësisht natës së mirë.
Të mirët, kur fundin afrojn, thonë e dlirë
Gjirit të blert’, imja bëmë vallen marrtë
Shpërthe ndaj dritës që po bën firë.
Të egrit që diellin patën përpirë,
Vonë kuptuan se ishin të ngratë
Mos shko lehtësisht natës së mirë.
Të dënuar me vdekje që s’shohin mirë,
Sytë ju shkëlqejnë me një dritë të qartë
Shpërthe ndaj dritës që po bën firë.
Ti ati im, në të trishtën rrëpirë
Më beko, mallko, është dëshir’ e zjarrtë
Mos shko lehtësisht natës së mirë.
Shpërthe ndaj dritës që po bën firë.
No comments:
Post a Comment