Ky nuk është “liqeri”
Edhe pse Lasgushin më sjell në mend.
Qëndroj pranë tij,
Më lagin stërklat,
Më “përshëndesin” pulëbardhat,
Por i imi nuk është.
Eshtë në një tjetër vend.
A ndoshta unë nuk jam në gjendje vargje të thurr,
Se në mes tij nuk qëndron mjellma,
“Shtatpërkundura” që të kujton vajzat qafëgjata.
A sepse nuk ka të “gjolit” nur,
Atij të fëmijërisë sime
Ku hyja sa dielli dilte
E plot mornica dilja kur afrohej nata.
Uji i njëjtë është kudo
Dhe po e njëjtë mbi të mjegulla.
Të njëjtën linjë të bukur të qafës
Edhe këtu vajzat kanë,
Tënjëjtat xixa të bukura nën vetulla.
Por brenda qenies sime
Dhe neuroneve që nxisin emocionet,
Ka diçka tepër të mangët që se ndez magjia e liqenit
Që nuk i jep frymë e kënda erë,
Që nuk e elektrizojnë jonet.
Eshtë diçka që zbret Parnasit
Në llërë të bukurash gra që i quajmë Muza.
Kanë vite që nuk zbresin më bregliqeneve
Kanë vite që nuk gjejnë një poet të vërtetë
Që kur i heshti Poradecit buza.
No comments:
Post a Comment