Monday, 1 June 2026

Antikapitalisti Arlind Qori


A duhet të pranojmë botën që jetojmë dhe se sistemi më pak i keq shoqëror është kapitalizmi liberal?

Mendoj se të gjithë ata që dinë diçka rreth historisë së Njerëzimit dhe që kanë njohur sistemet shoqërore të Europës, Amerikës dhe Azisë në këto dy shekujt e fundit duhet të pajtohen me këtë.

Vetë kam jetuar nën një Diktaturë të ashpër feudo-komuniste, në një sistem gjysëm të lirë tranzicioni nga Diktatura në Demokraci dhe tani jetoj në një vend kapitalisto-liberal. I di një pjesë të “kusureve” të mëdha që ka ky sistem, por nuk mund të krahasohen me dy sistemet e tjerë nën të cilat kam jetuar.

Në gjithë botën ka shoqëri që jetojnë ende në komunitetin primitiv, ka shoqëri nën monarki feudaale, nën monarki parlamentare që janë ende gjysëm Diktatura dhe nën disa lloje Diktaturash.

Nga çka dëgjova prej Qorit në një emision televiziv, më bëri të dyshoj se ky politikan i majtë ende nuk di këtë gjë elemntare historiko-ekonomiko-shoqërore. Dhe nëse nuk di është më keq se të jesh i korruptuar apo djallëzor në politikë. Me bindjet e verbëra mund të tërhqeësh pas vetes shumë të rinj të padijshëm dhe t’i hedhësh edhe në lëvizje shoqërore të rrezikshme.

Por përse them që Qori është antikapilast dhe nuk njeh realitetin e botës në këto 100 vitet e fundit?

Në bisedën ku diskutohej për çështjen e Zvërnecit ai manifestoi një vizion për Shqipërinë dhe për Botën, që mua mu duk jo vetëm utopik por i rrezikshëm.

Ai ishte kundër ndërtimit të një vendpushimi për të pasurit, kryesisht si një tjetër mjet fitimi për miliarderët dhe gjithashtu edhe si një uzurpim i një plazhi publik nga të pasurit dhe që do jetë i “pa aksesueshëm” nga shqiptarët e zakonshëm. Madje theksoi se Shqipëria nuk ka asnjë përfitim nga një investim i tillë, veç atij që “do shkojnë të lajnë banjot e pasanikëve!”

(Kjo shprehja e fundit, më kujton thënien e një të afërmi të gruas time në kohën kur vendosëm të emigronim në Kanada, “Do shkoni të lani banjot atje!” tha i revoltuar që kishim vendosur të linim Shqipërinë.)

Idea e padronëve dhe shërbëtorëve është një ide e vjetër e komunistëve, që predikonin një sistem të njerëzve të barabartë, por që jo vetëm nuk e kishin të qartëse si do realizohej, por dhe atje ku erdhën në pushtet dhe aplikuan reformat e duhura (sipas mendjes së tyre) krijuan shoqëri tmerrësisht të varfëra, ku mungonte liria dhe ku të gjithë u kthyen në shërbëtorë të një kaste të vogël njerëzish që drejtonin me grusht të hekurt.

Por le të themi se komunistët e sotëm, ku hyjnë shumë njerëz me mend dhe të ndershëm në botë, kanë një ide për të ardhmen e botës, që i largon nga leninistët e shekullit të kaluar.

A mund të krijohen shtete dhe shoqëri, ku idetë e majta të reja, të “thuajse barazisë“ të jetojnë krahas shoqërive demokratiko-liberale të kapitalizmit që njohim sot?

Sepse herë herë në bisedë, Qori përmendte se mund të ketë modele ekonomike edhe po aq të frytshme edhe nëse plazhet e Shqipërisë dhe pjesët e tjera të bukura të saj, ju lihen vetëm shqiptarëve të ndërtojnë viletat ose dhe shtëpizat e tyre dhe ekonomitë e vogla. A është ky një kapitalizëm utopik apo është antikapitalizëm?

Arlind Qori ka përmendur disa herë që lexon shumë dhe krenohet për këtë. Nuk e ve në dyshim që lexon, por gjithsesi kjo nuk e bën të ditur. Se varet se ç’farë lexon dhe se si është edhe prirja e tij mendore.

Në botë ka pasur vazhdimisht ide të tilla. Lëvizja hippi e fundit të viteve ‘60 dhe fillimit të viteve ‘70 ishte e tillë. Përpos dashurisë së lirë dhe jetës snë paqe, studentët dhe të shkolluarit e asaj lëvizjeje, kishin idenë e një shoqërie, ku njerëzit të shkonin pranë natyrës, të jetonin në një shtëpizë të thjeshtë, ku të mbillnin perimet për veten e tyre dhe të mbanin edhe ndonjë pulë dhe të ishin krejtësisht të lirë dhe të mbanin veten dhe familjen (self sustained). Nuk do shfrytëzoheshin nga të tjerët dhe nuk do shfrytëzonin kënd tjetër.

Ende ka sot njerëz që ndjekin këtë mënyrë jetese dhe unë i vlerësoj. Por kjo nuk mund të zbatohet në një shoqëri të tërë, nëse duam të shijojmë avantazhet që ka sjellë teknologjia e zhvilluar sot. Zhvillimi shkencoro-teknologjik (edhe pse më të këqijat e tij) do ndalë. Nuk do ketë kush as të prodhojë avionë dhe as kush të mirëmbajë aeroportet dhe urat.

Për më tepër në një vend të vogël si Shqipëria, një ide e tillë është jo vetëm absurde , por dhe e rrezikshme. Nuk mund të konkurosh në tregun e lirë botëror, nëse edhe thjesht mendon se mund të krijosh të tilla sisteme shoqërore.

Po qe se i shtojmë kësaj edhe “patriotizmin idiot” të Shqipëria për shqiptarët – Poshtë tradhëtarët! atëhere krijohet një përzjerje e rrezikshme “karburanti”, që mund t’i paraprijë shumë marrëzish.

Arlind Qori u ndje i lumtur nga protesta e djeshme.

Unë jo.

I vetmi aspekt pozitiv i saj ishte solidariteti i njerëzve, sidomos të rinjve, kundër dyshes Rama-Berisha që ka dominuar dhe përcaktuar jetën e Shqipërisë në këtë shekull.

“Kauza” ishte e gabuar. Anulimi i projektit të Zvërnecit nuk duhet të jetë kauza kryesore e një lëvizjeje antiqeveritare. Njerëzit duhet të kishin dalë në masë para kryeministrisë të kërkonin dorëzimin e Ballukut dhe të mos shkuleshin nga sheshi deri sa të realizohej, ose deri sa të jepte dorëheqjen Rama.

Një solidarizim i tillë patriotiko-antikapitalist nuk është mënyra më e mirë për të rrëzuar sistemin e korruptuar të krijuar nga politika shqiptare.

Ja ta zemë edhe se projekti i Kushner do anulohet. Pastaj?

Njerëzit do kthehen në shtëpi dhe do vazhdojnë të ndjekin në tv Big Brother të rradhës?

Jo Arlind! Nuk duhet të lumturohesh as nga protesta e djeshme dhe as nga një më e madhe sot.

Duhet të kuptosh që duhet të ndërtojmë një shoqëri kapitaliste me rregulla të mira dhe jo të një kapitalizmi të egër dhe thellësisht të korruptuar, apo të një bashkësie primitive “të përparuar”.

Por ajo çka është sot në Shqipëri nuk është as e kaiptalizëm i egër thellësisht i korruptuarë. Eshtë një sistem autokratik të cilin nuk jam as në gjendje ta karakterizoj.

Për shkatërrimin e tij dhe ndërtimin e së parës në frazën e mësipërme duhet të ngrihemi, por jo dike qënë antikapitalistë.

No comments:

Post a Comment