Monday, 15 June 2026

“Revolucioni Flamingo” dhe “Revolucioni i Preshit”


Nuk ka një term “Revolucioni i Preshit”, por unë po e përdor qëllimisht për krahasim mes dy lëvizjeve popullore, këtë të vitit 2026 dhe atë të dimrit 1997, kjo e fundit për shkak të rënies të firmave piramidale.

“Preshi” u bë simbol i protestës në Vlorëë, pasi pat ndodhur një incident i turpshëm mes një grupi të madh protestuesish lushnjarë, që kishin marrë peng kryetarin e Partisë Demokratike, Tritan Shehu. Vlonjatëtë protestonin në mënyrë paqësore përgjatë rrugës Vlorë- Skelë duke tundur preshë të mëdhenj dhe duke kërkuar rënien e qeverisë si dhe kthimin e parave të humbura.

“Revolucioni i preshit” filloi në Vlorë dhe u përhap në disa qytete të Shqipërisë, por presidenti i atëhershëm, Sali Berisha nuk lejoi që lëvizja të hapej në Tiranë, Ai e dinte që një protestë masive në Tiranë ishte fundi i qeverisë së PD, dhe prej saj lindte nevoja për shpërndarjen e Kuvendit dhe mos përsëritjen e mandatit të tij të dytë si President. Ai vendosi një kontroll të fortë policor për të mos lejuar asnjë grumbullim të njerëzve në Tiranë dhe njëkohësisht nuk lejoi asnjë zë të logjikshëm brenda Partisë së tij, që sugjeronte dorëheqjen e Kryeministrit Meksi për të ]uar vendin në zgjedhje të reja.

Me këtë ngushtim të hapësirës protestuese kundër qeverisë që jo vetëm kishte lejuar firmat piramidale, por dhe kishte nxitur njerëzit të fusnin para në to, ai mendonte të vinte në jetë një skenar të shtypjes me forcë të protestës masive në Vlorë.

Gjendja në gjithë Shqipërinë ishte më e elektrizuar se sot dhe situata e përgjithshme gati e paralizuar. Humbja e madhe e kursimeve të shqiptarëve në skemat Ponci, kishte sjellë rënien e tregëtisë dhe thuajse të gjitha bizneseve të vogla. Njerëzit prisnin me ankth rënien e qeverisë dhe një lloj normalizmi të situatës në vend edhe pse nuk kishin ndonjë shpresë të madhe se dikush do mund t’ju kthente të gjitha paratë. Por Berisha me kokëfortësinë e njeriut që nuk do të humbë as edhe një pjesë të pushtetit e vuri në zbatim planin djallëzor dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend, pasi punonjësit e SHIK-ut në Vlorë provokuan protestuesit dhe si rrjedhojë vlonjatët deri në atë kohë paqësorë, shkuan dhe rrethuan ndërtesën e SHIk-ut lokal dhe vranë dy oficerë. Berisha shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend, u rizgjodh n[ Kuvend si President n[ kushtet e asaj gjendjeje dhe u mundua m grusht të hekurt të shuante përfundimisht protestën. Rasti i vetëm në periudhën prej Luftës së Dytë Bot[rore, që në Shqipëri të shpallej Gjendja e Jashtëzakonshme. Dështimi i operacioneve të tij ushtarake ndëshkimore ndaj Jugut, sollën edhe vendimin e tij antipopullor dhe antikombëtar të shkrehte në 24 orë të gjithë shtetin.

Kam menduar këto ditë, që Shqipëria sot është me fat se në krye të vendit nuk është krimineli Berisha, por hajduti frikacak Rama. Berisha nuk do lejonte as protestë të lirë dhe të përditshme të “Flamingove” dhe në rast se nuk do ja arrinte kësaj, mund edhe të përsëriste atë ]ka bëri në mars të vitit 1997. E dëshmoi që është një kriminel i pakorrigjueshëm me atë që ndodhi në janar të vitit 2011, në një protestë një ditore të organizuar nga opozita, e cila nuk e rrezikonte rrëzimin e tij.

Po e theksoj që jemi të “shtypur” por me fat. Pavarësisht nga “diagnostikimi” nga jashtë (nuk është e sigurt nëse ka një dosje të vërtetë psikiatrike të Edit) se kryeministri i sotëm përcaktohet si një njeri me ]rregullim personaliteti narcisist (Narcisstic Personality Disorder) ai ka dëshmuar gjatë viteve si Kryetar Bashkie, Kryetar i PS-së dhe Kryeministër se ka një përmbajtje të diktuar nga frika. Deri më sot, edhe pse është folur për shumë e shumë shkelje penale, edhe nga kundërshtarët e tij Edi Rama nuk është akuzuar se ka urdhëruar likuidimin fizik të dikujt. Ndaj edhe protestat në gjithë Shqipërinë po zhvillohen pa përplasje me rendin. Ndaj ka edhe shpresë se Revolucioni Flamingo mund të jetë i suksesshëm edhe pa ju vënë zjarri Shqipërisë.

Sigurisht edhe “Flamingot” janë ku e ku më elegante se “Preshi”. Por nuk ishte simboli i asaj proteste në Vlorë dhe në qytetet e tjera që solli kolapsin e shtetit më 1997. Edhe pse aludohej që politikanët e korruptuar do i priste “Preshi”. Por asnjëherë me sa kujtoj që nuk bëhej thirrje që Berisha të shkonte në burg, si po thërresin sot protestuesit për të dhe për Ramën. Në mënyrë sadiste, Presidenti i asaj kohe, që kontrollonte plotësisht partinë e tij dhe institucionet shqiptare, e shkatërroi vendin dhe si rrjedhojë u vranë mbi 3000 shqiptarë.

Unë besoj dhe uroj me gjithë zemër që Rama të bjerë pa u prekur asnjë shqiptar, qoftë protestues dhe qoftë nga punonjësit e rendit.

Le të shpresojmë se gjithshka do jetë “rozë“ ashtu si është ngjyra e Flamingove!

No comments:

Post a Comment