Porsi dielli rrezear
Që ndriçon sot anembanë
Dhe ti Kryekarvanar
Lëshon dritë në Tiranë!
Një dëshirë që ne shprehëm
Menjëherë u gjegje: “Pronto!”
Linjën drejpërdejt ti stise
Nga Tirana në Toronto.
Ja bërë dhuratë miletit
Që prej vitesh rrug’t ka marrë
Tej e mbanë komunitetit
Treten njerëzit duke qarë.
Por këto janë lotë gëzimi
Jo nga dhimbjet komuniste,
Rrofsh o Kryekarvanar
I Partisë Socialiste!
Do t’ja hipim ne avionit
Që të vijmë në Tiranë.
Me të rinjtë e Revolucionit
Do të bëjmë ty hatanë!
No comments:
Post a Comment