Duke mos ditur se si të shpjegoj Lëvizjen e Flamingove, në kohë, në probleme, në mënyrën se si nisi dhe si u kthye në një ortek( nuk janë në gjendje ta spjegojnë as studiuesit e Lëvizjeve politiko-shoqërore), du të shkruaj disa rrjeshta, për atë që më ka mësuar jeta nga sa kam ndjekur lëvizjet politike në Shqipëri, Europë dhe në Amerikën e Veriut.
KOHA është gjithnjë thelbësore dhe përcakton fatin e Lëvizjeve.
Ka diçka që organizotorët e protestës (që duhet të jetë truri i saj) duhet ta kenë mirë parasysh dhe të vendosin një ritëm sa më të mirë të saj për të arritur suksesin.
Kalendari i ngjarjeve në Shqipëri dhe në Botë nuk është i favorshëm për një zgjatje të madhe të Protestës. Sigurisht që edhe Rama e di këtë dhe do mundohet me sa e ka të mundur që të përfitojë kohë.
Në disa shkrime të mëparshme përmenda korrikun, si kohë kur Tirana ju drejtohet pushimeve, por ka edhe diçka në kalendarin botëror, që ka rrezik të ndikojë jo për mirë tek Protesta.
Kampionati Botëror i Futbollit.
Pas 5 ditësh fillon kjo ngjarje kaq e rëndësishme për futbollin, gjithë të apasionuarit e tij në botë dhe veçançrisht edhe për tifozët shqiptarë.
Kalendari i ngjeshur i tij, duhe të merret në konsideratë nga organizatorët e Flamingove, sepse edhe me mllefin e madh që kanë shqiptarët ndaj Ramës dhe bandës së tij, ndeshjet e futbollit në ekranet e mëdha të kafeneve dhe ndoshta edhe tek ato që do vendosë Rama shesheve mund të ulin numurin e protestuesve.
Ndoshta Protesta duhet çvendosur në shesh dhe bulevard për të gjithë ditën dhe Flamingot të kenë edhe ekranet e tyre, që të ndjekin ndeshjet të ulur këmbëkryq para Kryeministrisë.
Kjo mund të jetë një ide, se “truri” i Lëvizjes mund të ketë edhe shumë ide origjinale dhe efikase, por nuk duhet të harrojë, që shtyrja në kohë e ndihmon së tepërmi Ramën. Edhe shtypi i huaj, tepër i interesuar për Protestën, për shkak të emrave të Ivankës dhe Kushnerit, mund të lodhet dhe të vrapojë pas një ngjarjeje tjetër në botë, sepse në këtë botë të trazuar askush nuk di se ç’mund të ndodhë nesër.
Flamingot duhet të kapen fort pas këtij momenti të favorshëm dhe të shkallëzojnë veprimet.
Unë mendoj që ka ardhur koha që ata të nxjerrin një Lider ose grup Udhëheqës që të nisë kontaktet me ambasadat e huaja dhe me zyrat e rëndësishme europiane. Dhe ju duhet edhe një ose dy zëdhënës për shtypin. Shumë shpejt (nëse nuk janë atje) ekipet e televizioneve të huaja do zbresin në Tiranë dhe ata nuk do mjaftohen duke intervistuar njerëz të zakonshëm.
Rruga për të rrëzuar Ramën nuk është aspak e lehtë edhe pse është e mundshme. Dhe bashkë me të nëse rrëzohet, do shkojë në shtëpi e gjithë klasa e kalbur e politikës shqiptare e të dy krahëve.
Por ata nuk ikin me dëshirë dhe as duke u dorëzuar lehtë.
Ndaj Flamingot nuk duhet të humbin asnjë minutë pa punuar me zgjuarsi për të mbajtur të gjallë këtë frymë kolektive të vrullit të shkaktuar nga pakënaqësia.
Europa duhet të kuptojë se shqiptarët janë në gjendje të mirëqeverisen dhe se kanë njerëz të saktë për tu bërë kryeministra, ministra dhe deputetë.
Vetëm atëhere Revolucioni Flamingo do jetë në gjendje të arrijë rezultatin që synon!
No comments:
Post a Comment