Ka shumë njerëz, të shkolluar ose jo, të cilët thonë “po të isha unë kryeministër do bëja këtë e këtë dhe nuk do e lija vendin në këtë gjendje që e ka lënë ky kryeministër”. Eshtë qëndrimi i atij që nuk di. I atij që i duket jo shumë e vështirë të shkruajë një roman, a të jetë manaxher i një hoteli, apo edhe të drejtojë një fermë blegtorale. Dhe të gjitha anë të vështira se duan përvojë dhe shkollim.
Rrethanat tepër të ve]anta të situatës postDiktatoriale të Shqipërisë e sollën që në qeverisjen e vendit të vinin njerëz pa përvojë qeverisjeje.
Por kjo nuk u ndal vetëm në qeveritë e para të shekullit të XX. Vazhdoi edhe në këtë shekull dhe tani kemi një kryeqeveritar, që kujton se jo vetëm di si të qeverisë, por se është më i miri në atë profesion.
E vërteta është se Edi Rama ka ambicie, ka vullnet, ka edhe prirjen të mësojë, por ka një mungesë në bazat themelore të njohurive për qeverisjen e një vendi. Po njëlloj ka qënë Berisha, Nano, Meta, ndërsa torollozi Majko as nuk mund të konsiderohet si dikush i i denjë për një post aq të lartë.
Ky lloj amatorizmi i shoqëruar me korrupsion dhe megalomani në rastin Rama; me korrupsion dhe prirje shtypëse tek Berisha; me korrupsion dhe dembelizëm tek Nano; me korrupsion dhe injorancë tek Meta kanë shpënë që qeverisja në vend të ketë qënë gjithnjë e më e keqe dhe sa ka ardhur dhe është përkeqësuar.
Më e keqja dhe më antishqiptarja tek këta qeveritarë ka qënë se asnjëherë nuk janë munduar të krijojnë shkolla për të krijuar qeveritarë të së ardhmes. Ilir Meta ju jepte poste të larta atyre që, s’kishin mbushur të 30-tat dhe inkurajonte edhe korrupsionin e tyre (e dokumentuar tek videoja e Dritan Priftit); Nano ju thoshte ministrave dhe zvministrave rishtarë se patjetër që duhet të merrnin 10% e tenderave, se duhej të visheshin me kostume të shtrenjta kur shkonin në Bruksel; Berisha “mbyste” ]do grup të rinjsh që kishin ide të tjera qeverisëse; Rama krijon shkolla partie në Jalë ku të rinjtë mësojnë se si të jenë veprimtarë partiakë që do sigurojnë pushtetin e tij autokrat sa më të gjatë. Asnjë nga këta nuk mendoi asnjë ]ast të vetëm për të lënë një grup pasardhës që është trajnuar për të qeverisur dhe mund të jenë në gjendje të drejtojnë Shqipërinë kur ata të largohen nga Froni.
Ndaj në këtë drejtim gjendja e klasës politike shqiptare është në pikën fillestare të vitit 1991, kur nuk kishte klasë të përgatitur qeverisëse për shkak të Diktaturës. Ndaj kushdo që të vijë dhe të zëvendësojë Ramën dhe Berishën nuk di të qeverisë dhe duhet ta mësojë profesionin e kryeminstrin duke qënë në detyrë.
Eshtë si të emërohesh kryekirurg dhe të fillosh të bësh operime për të mësuar zanatin.
Ndaj edhe sikur i ndershëm të ishte Rama do qeveriste jo mirë. Me ato njohuri që ka patur në rininë dhe në kohën e burrërisë të tij, pa patur këshilltarë të mirë dhe këta të ishin njerëz me integritet, që ishin në gjendje t’i thonin që kjo nuk bëhet kështu, që këto politika që po ndjek janë të gabuara etj etj.
Por dikush që nuk di e ka shumë të lehtë të mendojë se di shumë. Kjo duke pasur edhe përvojën e socialistëve Majko dhe Meta si kryeminstra, sigurisht që Ramës do i dukej se kur e bëjnë këta, si mos e bëj unë që di kaq gjuhë të huaja dhe kam lexuar kaq e aq libra. Këtyre i shtohen edhe gjithë “lapangjozët” që ju rrinë pas për të përfituar dhe i thonë: “Sa i madh je shefo!”
Ndaj edhe për këtë arsye e quaj të domosdoshme që të gjithë njerëzit e shpënë në poste të larta qeverisëse nga Rama dhe Berisha, të largohen për një kohë sa më të gjatë nga mundësia për të qeverisur. Edhe po të mos jenë të korruptuar. Por si të paaftë! Si “peqelepistë“ që kanë asistuar një qeverisje të keqe të një kryeministri të keq.
A është e mundur?
Nuk kam përgjigje për këtë, se nuk mund të miratosh ligje që ju heqin të drejtë njerëzve të caktuar të garojnë për një post të përfaqësuesit të popullit apo qeverisës.
Por nëse njerëz me horizont, me dashuri për familjen e tyre dhe për popullin e tyre, do vijnë në krye të partive të mëdha që do kenë më shumë vende në Kuvend duhet të largojnë ata që kanë qënë pjesë të qeverive Berisha dhe Rama.
Dhe njëkohësisht të krijojnë shkolla për të mësuar mirë administrim dhe qeverisje.
Sepse një Shqipëri e Re ka nevojë jo vetëm për njerëz të ndershëm, por për njerëz që dinë të qeverisin.
No comments:
Post a Comment