Tuesday, 2 June 2026

Unë dhe Korbi - poemë (8)

 

* * *


Befasisht atë çast flatrat i hapi

Si për të më thënë se ishte gati të merrte fluturimin

Në të magjishmen anën tjetër të Universit

Ku asnjë vdekëtar nuk ka hedhur dot vështrimin

Ku askush që ec nuk ka hedhur dot hapin.

Ku gjithshka është kaq e ndryshme nga e jona botë,

Ku nuk ka as këngë as lëndina,

Ku nuk ka as të qeshura as lotë.

Dhe aq më pak ka harpa dhe violina,

Ku gjithshka që ke parë këtij Globi të duket e kotë.

Atje ku s’ka Art dhe as rrëfim të shkruar

Ku nuk mund të ketë as të rëndesës tërheqje,

Që e mban gjithshka që njohim pezull

Që bën trupave të na rrijë e jona veshje

Dhe ato me të cilat rilindim të rrinë mbuluar.

Ku nuk do na duhet të rrekemi për një puthje,

Që të gjithë qënien na mrekullon

Që bën të mos i trembemi të nesërmes

Dallgëve që në çast mund të na rrëmbejnë tutje

Mos i frigemi ditës që kurrë nuk agon.

Se nuk ka atje asgjë njerëzore

Nuk ka as dhe një nga Ligjet e Natyrës,

Eshtë veçse Bota mrekulluese e ideve

Grimca të së cilës kanë zbritur kësaj bote prore

T’lum na bëjn’ kur pellgut shohim shëmbëllim’n e fytyrës.


* * *

No comments:

Post a Comment