Nuk do më kishte shkuar mendja tek akademikët dhe shkencëtarët , po të mos kisha parë një video, ku gazetarja Klodiana Lala hipte mbi një makinë dhe ju fliste protestuesve. Kam një opinion tepër të lëkundur për gazetaren investigative, sepse vërtet është dikush që punon shumë, por është larg të qënit gazetare që raporton faktet që zbulon me gjakftohtësi dhe duke i analizuar me mendje të kthjellët. Por problemi që dua të cek nuk është gazetarja Klodi.
Nuk kam parë asnjë njeri të mënçur shqiptar, që ka peshë për shkak të veprimtarisë së tij intelektuale që t’ju flasë protestuesve.
Ku janë akademikët?
Nuk e kam fjalën për Skënder Gjinushin, se atë protestuesit do e marrin me “yjaaa!” (domatet dhe vezët janë të shtrenjta), por për të tjerë njerëz, të papërzjerë deri tani në politikë dhe që janë të pakënaqur nga drejtimi që ka marrë Shqipëria, veçanërisht në dhjetë vitet e fundit. Ose nëse janë të kënaqur me arrogancën e Ramës, le të dalin hapur në studio televizive dhe të thonë “Shqipëria është me fat që ka Ramën ndaj shihni se jeni gabim të dashur të rinj dhe të reja!”
Kjo vlen për të gjithë të pavarurit e tjerë, ose pensionistë, fjala e të cilëve ka peshë, nëse veç të qënit intelektualë duan ta quajnë veten edhe Qytetarë.
Pas vizitës sime të fundit në Shqipëri (prill 2026) bëra një shkrim ku përmendja tre profesionistë të shkëlqyer që njoh (pa përmendur emrat), të papërzjerë në asnjë përfitim nga fondet shtetërore, por që heshtin. Për mua nuk janë Qytetarë, në kuptimin që kjo fjalë mori gjatë Revolucionit Francez. Dhe nese ti nuk e ushtron detyrën që ke si Qytetar, nuk ke as të drejtë të kërkosh të drejtat si i tillë.
Falë të rejave dhe të rinjve (një pjesë e mirë janë mbi të 40tat) Shqipëria po tregon se e do Demokracinë dhe është e qytetëruar. Duke përjashtuar qëndrime nacionaliste idiote, si ajo kundër kolonëve izrailitë, duket se protesta është në rrugën e mbarë, për një Shqipëri të Re. Larg sistemit aotokrato-kleptokratik të krijuar nga dy partitë e mëdha dhe të persefonikuar në figurat e Ramës dhe Berishës. Ndoshta nuk ishte e rastit që dekorimi i Bardhyl Agasit dhe referendumi i Berishës të ishin dy pikat e parafundit që mbushën kupën para pikës të fundit , që ishte zvarrëheqja e një banori të Zvërnecit.
Por të rinjtë dhe të rejat edhe pse të mënçur kanë nevojë për mbështetjen e të pjekurve të mënçur. Edhe sikur këta të fundit të kenë kaluar të 80-tat. Për tu ndjerë më të sigurt në hapat që hedhin dhe për të dëgjuar edhe këshilla të vlefshme.
Por akademikët dhe ish-pedagogët e Universiteteve mungojnë. Ndoshta ngurojnë ende se kanë fëmijët në punë shtetërore dhe i tremben hakmarrjes së Ramës!
E megjithatë , edhe në këtë rast, mua më mbetet vetëm t’ju them:
-Ju kam dhjerë mu në titujt dhe në mendtë tuaja, se kur nuk vlejnë për jetën tuaj, të fëmijëve dhe të vendit, nuk vlejnë për kurrgja!
Le të thonë që jam xheloz se nuk kam mundur të marr dot asnjë titull gjatë jetës sime.
No comments:
Post a Comment