Tuesday, 3 February 2026

Tërë kurvickat u bënë kurva, ti mbete kurvickë...


Kjo “esse” e shkurtër me një titull kaq banal dhe provokues, nuk ka të bëjë me punonjëset e seksit. Madje ato unë as i quaj “kurva” se këtë emër e përdor kryesisht për politikanët, biznesmenët dhe profesionistët. për të cilët nuk është më politikisht korrekt t’i quash “bq”.

Mund edhe t’i quaja edhe me fjalën më të butë dhe më shqip “të përdalë“, por s’përdor dot variantin e saj minor. (Përdaluce ose e përdalkë nuk më tingëllojnë mirë.)

Po ju, lexuesit e vëmendshëm, me të drejtë mund të më pyesni përse të duhet kaq shumë varianti “minoren” i fjalës. Përgjigja ime është se edhe mes politikanëve, biznesmenëve apo profesionistëve ka një ndarje, që lidhet me fazat e karrierës së tyre. Nuk mund të nisin menjëherë si “kurva“. Në fillim janë “flirtimet”, më pas dy tre “marëdhënie seksuale” për interes deri sa mund të quhet pa frikë “kurvickë“ dhe më vonë, me një shkallëzim të pandërprerë që e shpie në gradimin “kurvë“. Grada më e lartë është “padrone bordelli”, por kjo rezervohet për një numur shum[ të vogël njerëzish.

Po le të kthehemi tek personi (ose personat) të cilit i kushtohet kjo esse. Si duket nga titulli dhe nga hyrja e shkrimit, personazhi në fjalë (si tek realizmi socialist ai përfaqëson i një grup njerëzish) nuk arrin gradën e lartë të karrierës së tij.

Po hap një parantezë. Një miku im më thotë shpesh që sheh anët pozitive tek njerëzit dhe nuk ju kushton rëndësi anëve negative, që sipas tij janë të pranishme tek të gjithë. Ai kërkon gjithnjë ëngjëllin tek ]do individ duke injoruar pjesën e djallit. Ndaj shpesh është i verbër para “kurvickave dhe kurvave” sepse shikon tek ata “bujarinë, mirësjelljen dhe format e kolme” që përgjithësi ajo kategori i ka.

Për fatin e keq timin, unë nuk shoh as bujarinë , as mirësjelljen dhe as format e kolme dhe shoh thjesht cilësitë e tyre, që kanë të bëjnë me veprimet. Psh të goditurat pas shpine, përuljen para bosave, shitjen e të njohurve. këmbimin e të mirave materiale, luajtjen e rolit të sekserit e të tjera të ngjashme. Nëse këto ja përmend mikut tim e di që do më përgjigjet: “Po normal! Kështu bëjnë të gjithë!” dhe do vazhdojë t’i shohë tërë “kurvickat dhe kurvat” nga anët e tyre pozitive. Dhe nuk them se e ka keq.

Po pse “kurvicka” në fjalë nuk arriti të bëhet “kurvë“?

Arsye nuk është mosha “përjetësisht i ri”!

Përfaqësuesi i grupit mbetet në gradët e ulëta për arsye të ndryshme. Këto variojnë nga aftësitë e kufizuara (jo mendore apo fizike), nga ndonjë brrerje pjesore e ndërgjegjes, apo nga një ndërprerje e beftë e karrierës, që vjen si rrjedhoj[ e faktorëve të jashtëm.

Bjerrja pjesore e ndërgjegjes nuk e kthen n[ “të penduar” (pentito), por e le në nivele të ulëta të sekserllikut, “aksesit tek bosi” dhe të pjesëmarësit në “grupet e intrigantëve”. Nuk e nxjerr jashtë sistemit, madje mund të ketë ende pjesë në “tavat”, por të gjitha këto në nivele të moderuara. Si pasojë nuk është aq i suksesshëm dhe jo aq i pasur. Mbetet me sytë “lart”, por i shërben edhe për t’i thënë vetes “Ti nuk je si të tjerët , që e bëjnë fare baltë!”

Por unë ende i them me qortim:

Tërë kurvickat u bënë kurva, ti mbete që mbete kurvickë!

No comments:

Post a Comment