Nuk është turp të duash
Edhe dikë që nuk të do.
Eshtë më mirë se netëve të vuash
Edhe pse heshtja të përgjigjet,
Edhe nëse të thotë të njëjtën “Jo!”
Nuk është turp të duash
Edhe kur viteve je rrokullisur
Dhe kurrizi i përkulur bezdis kalimtarët,
Që dinë se për tek i njëjti vend je nisur;
Që syzet pas syve janë fryrë,
Jo nga mardhja prej të ftohtit të krisur,
As nga teprimi në pije
Nga reaksioni i medikamenteve jo e jo,
Por nga të qarët.
Nuk është turp të duash
Një ëndërr të bukur
Edhe nëse prej saj nuk je ngritur kurrë.
Edhe sikur mendve të luash
Duke ndjekur një flutur
Që të bën të ndjehesh
I ligur,
I përçmuar
Dhe tmerrësisht i sëmurë.
No comments:
Post a Comment