Në Paris u mblodh UNO-ja Në Uashington Bordi për Paqe
Fol Enver të lumtë goja! Rrofsh o Edi na kënaqe!
Edi Ramës ju dha më në fund rasti t’i thurrte elozhe Presidentit Trump, me shpresën se do shpëtojë kokën. Në një mënyrë të poshtër, të pështirë dhe që na bën ne shqiptarëve të ndjehemi edhe më të dhjerë faqe Njerëzimit.
Më poshtë po ve përkthimin e saktë të fjalës së tij prej 4 minutash:
“ O Presidenti i lavdishëm Trump, që më nderove aq shumë me ftesën personale për të qënë pjesë e këtij Bordi, e kësaj ideje gjeniale që ka lindur në kokën tënde gjeniale. Mos beso ç’thonë kundër meje, se jam kokë e këmbë me ty, kundër gjithë Demokracive të dështuara Europiane dhe kundërshtarëve të tu demokratë.
Ky Bord i Paqes nuk zëvëndëson OKB-në, këtë gjigand në vdekje e sipër, të cilin po e dërmon me të drejtë. Ky po i jep atij Zombi fytyrën e vet dhe duhet të drejtojë që sot e tutje gjithë botën, duke pasur në krye Ju, o dhuratë e Zotit, që je edhe më i madh se Jezu Krishti.
Unë do dërgoj trupa shqiptarë në Gazë, që të ndjekin gjithë porositë e tua ndriçuese.
Sugjeroj me shumë përulësi, që të gjithë vendet të japin para për këtë projekt fantastik të dhëndërit tuaj dhe të ndërtojnë diçka të madhërishme, që t’i edukojnë fëmijët palestinezët të jenë të bindur. Vetëm kështu ata mund të shpëtojnë nga vdekja që ju ofron Hamasi, sikundër ju bëri 50 mijë fëmijëve palestinezë në dy vitet e fundit.Nuk është aspak e vërtetë që ata i vrau miku ynë i përbashkët Bibi Netanjahu.
Në këtë kuadër mendoj po me përulësi që vendet financuese të dërgojnë arkitektët e tyre për të projektuar. Ne gjithashtu do dërgojmë arkitektët e tyre se nuk kemi nga tanët.
O presidenti i madhërishëm Trump, që çdo gjë që prek kthehet në ar dhe paqe. Gjatë Presidencës tënde të parë do ishte bërë paqja mes Kosovës dhe Sërbisë në sajë të Largpamësisë tënde. Do këmbeheshin ca troje dhe kaq, pikërisht si Ju kini bërë gjatë gjithë marëveshjeve tuaja në kohët që jini marrë me investime të Patundshme. Por prokurori i poshtër, që më vonë ju përndoqi edhe ju, arrestoi Thaçin dhe nuk e la të vinte dhe të firmoste. Të gjitha këto të lidhura e të mirëmenduara për të mos lënë që Bota të shihte Shkëlqimin tuaj verbues.
Dhe kjo u bë nga një Gjykatë ndërkombëtare e Padrejtë, ashtu si dhe Gjykata e Hagës, për të cilin ju me të drejtë jo vetëm që nuk e njihni, por doni edhe ta shkatërroni. Filloni me shkatërrimin e Gjykatës Speciale për Krimet në Kosovë ju lutem, sa nuk është vonë.
Me përulësi ju puth gishtin e vockël të këmbës së majtë, për këtë ftesë të mrekullueshme, që po më shpëton nga hallet. Jo vetëm 1 miliard dollarë që do japim , por edhe më shumë nëse kështu mendon Lartmadhëria e juaj!
Mbaje mend emrin tim o Diell ndriçues se di që ke filluar të harrosh!
Duartrokitje jo dhe aq frenetike.
No comments:
Post a Comment