Friday, 13 March 2026

Baballarët nuk duhen harruar!


Titulli është një lloj “urdhëri” i pakuptimtë, sepse askush nuk e harron babanë edhe nënën e vet, edhe sikur njëri nga prindërit t’i ketë braktisur që në lindje. Edhe pse mund të mos e kesh njohur, edhe pse mund të ketë dashur kurrë të të takojë, edhe pse kur ke shkuar dhe i ke thënë “jam biri jot!” dhe ai/ajo të kanë parë me mospërfillje, nuk ka se si t’i harrosh. Duhet të ketë di]ka në nënndërgjegjen tonë, që të thërret “është nëna ime- është babai im”.

Më rierdhi ky mendim në mendje, ndërsa lexoja një shkrim shumë të mirë të Fatos Lubonjës rreth ngjarjes të para dhjetë ditëve, kur protestuesit antikomunistë, i vunë zjarrin vilës ku ka jetuar Enver Hoxha. (Pa të drejtë quhet e Diktatorit, sepse edhe pse ka bërë një shtesë me paratë e shtetit, Hoxha ja ka grabitur një italiani atë vilë.)

Nuk dua të krijoj për asnjë ]ast mendimin e shtrembër se Enveri ka qënë Baba i Kombit, ose një prej baballarëve të tij!

Them që përcaktime të tilla figurative duhet të jenë shumë të kursyera. Me sa e njoh historinë e vendit tim, mendoj që as Skënderbeu dhe askush tjetër nuk e meriton të quhet Babai i Kombit.

Por për tu kthyer tek ]ështja e kujtesës individuale, për të cilën e nisa këtë shkrim dhe që nuk ka të bëjë me atë të Lubonjës që lidhet me kujtesën kolektive.

Të ndjehesh krenar, apo pa ndonjë ndjenjë të fortë apo me turp për babanë dhe nënën është e natyrshme. Nuk ka të bëjë aspak me atë që quhet “dashuri e pakushhtëzuar”. Eshtë ndjenjë që kushtëzohet nga bashkësia ku jetojmë dhe nëse njeriu nuk do ishte një qënie shoqërore këto ndjenja nuk do ekzistonin. Ti vazhdon t’i duash prindërit dhe faqe opinionit ke zor t’i përmendësh shpesh dhe je më i kujdesshëm. Ose edhe mund ta dënosh për ]ka bërë, si kanë vepruar bijtë e Mehmet Shehut dhe përsëri ta duash dhe të nderosh kujtimin e tij. Po njëlloj si ka raste si ai i Th.Th., që mohoi që ishte i jati, një mesoburrë i veshur thjesht, dhe për të cilët Ki]o Blushi pat shkruar një tregim, që më vonë u bë edhe film me metrazh të shkurtër.

Por duke u kthyer në Fatos Lubonja, i cili edhe në këtë shkrim përmend me shumë dashuri dhe nderim bashkëvuajtësit e tij Vangjel Lezho dhe Fadil Kokomani, të vjen në mendje a kishin fëmijë apo të afërm të tjerë, këta burra të burgosur, që Lubonja vazhdimisht i ka përmendur si heronj? Nuk më ka qëlluar kërkund të lexoj ndonjë shkrim të themi, nga vajza e Lezhos ose mbesa e Kokomanit. (Po e ripërsërit, që nuk di nëse ata kanë pasur trashëgimtarë dhe nëse familjarët e tyre jetojnë diku, në Shqipëri apo në botë.)

Gjithsesi, le të supozojmë se familjarët e Lezhove, Kokomanëve dhe të tjerë martirëve të kohës së Diktaturës, nuk kanë mundësi të shkruajnë ose edhe thjesht se duan t’ju qëndrojnë larg mediave. Ose dhe mund të mos jenë të kënaqur me sjelljen e të parëve të tyre, që përfunduan në burg në mënyrë “marroke” duke i braktisur familjarët dhe duke i detyruar të vuajnë. Unë vetë, kur kam lexuar për letrën që dy gazetarët e burgosur i kishin dërguar nga burgu Komitetit Qëndror, i kam “gjykuar” krejt të shkëputur nga realiteti dhe ndoshta naivë. Po të mos kishin dërguar atë letër ata ndoshta do ishin gjallë edhe sot e kësaj dite. Por ndaj asaj që ka ndodhur nuk diskutohet me “sikur”. Eshtë di]ka që ka ndodhur dhe të gjorët Lezho dhe Kokomani e paguan me jetën e tyre.

Por nëse familjarët e tyre (po e përsëris që nuk di se kanë të tillë) heshtin për një arsye ose tjetër, dhe njëkohësisht marrin përfitimet materiale që vijnë nga ligjet për kompesimin e të përndjekurve, atëhere kemi të bëjmë me një deformim të madh moral të tyre. Dhe të gjithë atyre të tjerëve, të cilët nuk bëzajnë për atë që ju ka ndodhur nënave dhe baballarëve të tyre.

Të gjithë ne jetojmë moralisht mbi një bazë që është krijuar prej paraardhësve tanë. Nuk është e thënë, që t’ju ngjajmë mendërisht dhe moralisht të parëve tanë, qofshin këta të largët në kohë apo nëna dhe babai. Gjithkush ka identitetin e tij mendor dhe moral. Por nëse njerëzit rrahin gjoksin për gjyshër që kanë bashkëpunuar me fashizmin dhe i nxjerrin si patriotë të kulluar për “Shqipërinë etnike”, ky është një qëndrim falsifikues dhe i qëllimshëm. Të njëjtit njerëz mund të fshehin faktin se i vëllai i nënës ka qënë të themi, hetues katil i kohës së Diktaturës.

Pa dashur të hapem shumë, po përmend edhe di]ka që ka të bëjë me veprat e shkruara të pasardhësve. Nëse në këto vepra autori i paraqet gjyshin, babanë apo tezen të ndryshëm nga sa kanë qënë, në rrafshin moral apo politik, ky është një qëndrim i njëjtë me atë të atyre pasardhësve që heshtin për baballarët e tyre. Eshtë një qëndrim “rrenacaku” që do t’i paraqesë të afërmit krejt ndryshe nga sa kanë qënë, për të ndikuar opinionin që tashmë nuk njeh të kaluarën dhe për të përfituar sadopak nga rrethanat politike apo edhe të marëdhënieve me vendet fqinje.

Janë qëndrime intersaxhinjsh të pandreqshëm, që mund të përdorin heshtjen apo falsifikimet e shkruara për të parët e tyre. Dhe kjo nuk është gjë tjetër ve]se një bjerrje e plotë morale.

Baballarët (me të mirat dhe të këqiat e tyre) nuk duhen harruar!


Shenim: Foto nga filmi "Babai i studentit"

No comments:

Post a Comment