Saturday, 14 March 2026

Rama dhe “sindromi Elena Caushesku 2”


Duke dashur t’ja ngjit gjithë sindromat Elenas së gjorë, ) ajo nuk ka qënë e vetmja pjestare e një Diktature, që pat dalë lehtësisht “nga shinat”), po rrjeshtoj edhe një sjellje anormale të saj, që ka qënë e kushtëzuar nga të qënit e plotfuqishme.

Elena e rritur në një familje tepër të varfër fshatare, e dalldisur nga pushteti i jashtëzakonshëm i Diktaturës dhe duke qënë se dhe vetë Diktatorit Nikolae ja bënte “rruc puc”, ishte e bindur që ishte Nëna e kombit rumun. Sigurisht që edhe pjesët e shoqërisë rumune, që kanë qënë të mbushura me legena dhe legenka, kanë kontribuar në krijimin e asaj psikologjije të sëmurë të gruas nr 1. Ishin ata që i thurrnin lavde dhe poema, që kompozonin këngë, gjë e pallogjikshme edhe për ne, që jetonim në një Diktaturë më të ashpër.(Nexhit nuk i kishte shkuar në mendje të konkuronte me famën dhe pushtetin e të shoqit, ndaj e kishim vetëm si ish-nxënëse të “Nëna Mbretneshë“ dhe jo Nënë të vërtetë mbretërore.)

Sëmundja e Elenës kulmoi në gjyqin e fundit të saj dhe para ekzekutimit. Ndërsa Nikolae kundërshtonte me vetbesim, e shoqja reagonte si ndaj një absurditeti. Kulmi arriti kur po e merrnin ta pushkatonin dhe ajo ju klithte ushtarëve : “Mua do më vrisni, Nënën tuaj?! Unë ju kam rritur!!”

Sjelljet e ditëve të fundit të kryeministrit tonë, më kanë bindur, se si shumë Diktatorë ai e vuan këtë gjendje patologjike, të cilën unë pa u thelluar, po e quaj “sindromi Elena Caushesku 2”.

Rama ju klithi dhe ju tha fjalën e fundit, “ushtarëve” të tij të Kryesisë së PS-së një ditë para votimit për “sistemin imunitar” të Ballukes. Si u komentua nga gazetarë, që ende nuk e kanë “shitur by..” në asnjë kah të politikës, vetë “ushtarët” ishin tmerruar dhe çuditur, se e kishin parë tepër të pavend një shpërthim të tillë të tij. (Se ata sado legena të jenë, janë të ndjeshëm kur shefi ju thërret edhe pse është i bindur që urdhëri i tij do zbatohet deri më një.) Pasi ju ka thënë që janë zero me bisht, dhe se çdo ngjitje në karrierë duhet t’ja dedikojnë atij dhe vetëm atij, ai i ka kërcënuar se do i sakatojë, që në një shqipe të pastër do të thotë, që do ju thyejë në mënyrë të pandreqshme ndonjë gjymtyrë. Në gjuhën e 5 familjeve të Nju Jorkut, që janë degët kryesore të Mafias siçiliane, ky është paralajmërimi i fundit para se të të hedhin në një lumenjtë që kufizojnë Manhattanin.

Po oficerët dhe ushtarët e Kozanostras nuk kanë psur sindroma. Kanë qënë shumë realistë dhe i kanë bërë sakatimet dhe vrasjet për të mbyllur gojën e dëshmitarëve, ose për të detyruar biznes rivale të tërhiqen nga tendera të caktuara. (Këto për Ramën i ka bërë Gysi. Por as ky nuk ka vuajtur nga sindromi 2)

Rama i shfytyruar i javëve të fundit, është shumë i ngjashëm me Elenan që po e shpinin për ta ekzekutuar. I duket jashtë çdo konceptimi njerëzor të pranueshëm, që bijtë e familjes së tij socialiste, që po mos ishte ai as do i ishin qasur dot Kryesisë, të kenë edhe më të voglin hezitim, në “besnikërinë e verbër”. Për të është absurde edhe t’i bëhen pyetje që mund të venë në dyshim “pastërtinë e tij penale dhe morale”, Ndaj edhe kundrejt Ambrozias të “Syrit të Ciklopit” është sjellë me tërbimin që pati dikur sho Enver, kur pa në skenë dramën “Njolla të murrme” të Minush Jeros, të vënë në skenë nga teatri i Korçës. Rama nuk ka në dorë ta burgosë Ambrozian, por nëse mund t’i gjejë ndonjë lloj shkeljeje, i dërgon të gjithë lukuninë e taksambledhësve, patronazhistëve dhe kontrollorëve të cilësisë së Medias. Për ta “sakatuar”.

A janë këto shënja se Rama po shkon drejt “skuadrës së pushkatimit” të Brukselit dhe Berlinit?

Eshtë shumë herët të thuhet edhe pse tërbimi i tij “ala Elena” të bën të dyshosh. Por në ndryshim nga Causheskët, Eduin Rama nuk është duke vrapuar për të gjetur diku strehë për kokën e tij. Eshtë ende në krye të vendit, duke pasur në një krah presidentitn derdimen Begaj dhe në krahun tjetër kryetarin aspak derdimen Di Lana. Por për këta të dy as i “pjerdh by...” I ka provuar.

Frika e tij është nga laku që po i ngushtojnë ata që e kanë mbajtur deri tani në pushtet. Ndërkombëtarët me vlera aspak ndërkombëtare.

Ndaj edhe “buçet dhe kërcet”.

Po le të shfryjë edhe Eduini i Kristaqit, se më keq se kaq nuk mund t’ju bëjë shqiptarëve.

Veç në i theftë këmbën Blendi Klosit, që do të jetë vërtet fundi i kauzës albanofone!

No comments:

Post a Comment