Më është krijuar përshtypja (ndoshta e gabuar për shkak të largësisë), që një pjesë jo e vogël e shqiptarëve janë çuditur me kthesën e Ramës për SPAK-un, me qëndrimin monolit të Ps-së për të mos e dhënë imunitetin e Belas, me qëndrimin “as mish as peshk” të ndërkombëtarëve të nderuar.
Dhe mes atyre që “çuditen” nuk janë vetëm opozitarët e përherëshëm, por edhe elektorati me ngjyrë ‘majmun bojë hiri”, edhe socialistët e zhgënjyer, ndoshta edhe shumë socialistë të afërt me “Skënderbeun” si “Mamica” apo mbrojtësi i kështjellës parlamentare “Vrana Di Lana”.
Unë, dhe disa të njohurit e mij, çuditemi me ata që çuditen. Sepse kanë kaluar vetëm 10 muaj, kur populli trim dhe demokracidashës, ja kishte futur gjumit “një të djel një dit namazi” ndërsa drogëshpërndarësit, patronazhistët, militantët dhe “dinakët” ishin lëshuar të blinin dhe vidhnin votat, e atyre që nuk shëllëreshin lokaleve të fshatrave dhe qytezave turistike të Shqipërisë, por kishin votua.r
Ajo ditë maji, më kujtoi një maj tjetër, kur në fuqi nuk ishte Berisha me xhinse, por Edi me hundë shqiponje dhe opozitarët braktisën qëndrat e votimit për t’ju lënë dorë të lirë militantëve, ish-spiunëve, dallkaukëve dhe “dinakëve” të vidhnin votat e atyre që kishin votuar. Ishte 26 maji i vitit 1996. Gati 30 vjet më parë. Dihet nga të gjithë se ç’ndodhi pas asaj braktisjeje “idiote” të votimeve. Berisha nxiti psikologjinë e verbër të njerëzve të fusnin më shumë para në Sudet me kompani, për të fituar zgjedhjet lokale, dhe më pas erdhën kolapsi ekonomik dhe ‘97-ta.
Më 11 maj të vitit 2025, shqiptarët i ishin “dorëzuar” fatit të paracaktuar, që “Edi fallxhori” e paraqiste si një fitore midis 76 dhe 91 (ose disa djall numura të ngjashme) dhe fitoi saktësisht mesataren aritmetike të tyre. Atë që i duhej për të sunduar pa probleme, për të ndryshuar ligjet si i duheshin, për të mbojtur Ballukët dhe goditur Ahmetajt dhe për të vjedhur për veten, Lindan , Zahon dhe ca Linda dhe Zaho të tjerë ,socialistë të përgjëruar.
Tani shqiptarët, që kanë gjetur çdo lloj justifikimi për të mos shkuar në zgjedhje, ose për të votuar për Flamur Nokën në vend të Arlind Qorit, habiten. “Deri këtu arriti?!”
Kështu u habita edhe unë me disa shokë të mij, kur Berisha u betua si President në kushtet e shtetrrethimit në marsin e vitit 1997. Thamë të njëjtën gjë: “Deri këtu arriti?!”
Deri këtu dhe më larg arrijnë Diktatorët të dashur bashkëatdhetarë!
Ne më pak, se të gjithë europianët e tjerë nuk duhet të çuditemi se deri ku arrijnë politikanët që marrin fuqi absolute.
E patëm parë, kur një “mësues dembel”, që nuk kishte punuar kurrë dhe që nuk kishte dhënë asnjë provim, u vu në krye të vendit dhe nuk “u shkul” për 45 vjet. Deri sa e mori “I paçim Uratën!”
Me të njëjtën mendësi nuk shkulej Berisha në fillimin e ‘97 ës.
Me të njëjtën mendësi nuk shkulet Edi Rama në vitin 2026. Endërron që si sho Enver të vdesë pa rënë nga froni!
Por fajin duhet ta kërkojmë tek vetja dhe jo tek politikanët me prirje diktatoriale. Ata të tillë kanë qënë që ditën e parë dhe disa, si Edi i Kristaqit as janë munduar ta fshehin. Por ne i besuam, i votuam, i rivotuam dhe kur pamë se na kishin hipur mirë mbi kurriz. Theshim me mendje: “Ky të paktën nuk po rreket të na i fusë nga pas!” Dhe duke pasur prapanicën e sigurt ja futëm gjumit.
Tani u zgjuam dhe pamë se na kanë lënë pa rrugë, pa pensione, me çmime në qiell dhe me kërcënimin mbi kokë “Do ja u bëjmë më keq po të kërkoni që hajdutët të arrestohen!” Dhe hapim sytë e habitur dhe themi “Si është e mundur!”
E o e është!
Se nuk e mësuam këtë historinë, që po zgjodhe një zarbë si “Kadi” pastaj nuk mund të ankohesh se të thonë “shko ankohu në Kadiu për Kadiun!”
Dhe historia përsëritet.
No comments:
Post a Comment