Mes turmës dukej
Floku i artë
Si atë pasdite në të Parisit Metro.
Të lodhura sytë i kisha,
Nuk shihja dot qartë
Miku më tërhoqi pas mënge
Më tha: “Ja ku është ajo!”
Të përmendte emrin nuk duhej
Drithërima përshkoi trupin e plakur,
Nuk doja të dija ]’ndodhte përreth,
As për flakët e molotovëve,
Për trupat e përgjakur
Për klithmat e grave
Për tmerrin që edhe gurët i ngjeth.
Nuk dëgjoja zërat që thonin do bombardojnë,
Nga larg qiellit zjarret do vijnë,
Të gjithë do zhurritemi
Prej raketave të një vendi larg në hartë.
Mes Apokalipsit për të mendoja,
Si në të parën ditë,
Në të Parisit Metro,
Kur syve më iknin flokët e saj të artë.
No comments:
Post a Comment