Gala e 60 -vjetorit të shkollës time, që mban emrin “Themistokli Gërmenji” ka mëse dy muaj që festohet. Për të ma bërë më të thellë e të dhimbshme plagën. Për të më torturuar më shumë se kujtimet cfilitëse të atyre viteve të“persekutimit tim individual”.
Po unë u ngrita mbi brengat e astij persekutimi dhe i fala të gjithë mësuesit që më kishin hequr veshin, më kishin nxjerrë jashtë, apo kishin sugjeruara të më hiqej nota në sjellje. Sepse pasi u lejua me ligj kryerja e riteve fetare, unë ju kushtova “institucionit të faljes” dhe nuk e mendova kurrë hakmarrjen. Për fat të mirë “bullizmi” nuk ekzistonte në ato kohë të prapambetura dhe nuk kisha qënë viktimë. Ka që ankohen sot se unë kam aplikuar në atë kohë një lloj “bullizmi” me tallje, por këto aludime unë i kam hedhur poshtë me përbuzje.
Por e kam të vështirë të fal sot organizatorët e kësaj gala të zgjatur, që do vazhdojë deri në fund të vitit shkollor.
Fillimi i GALAS ishte bërë në dhjetor të vitit të kaluar me një koncert të shkëlqyer dhe ku kishin përshëndetur disa autoritete të qytetit dhe rrethit. Shoku Petrika Tollkuçi kishte mbajtur fjalën përshëndetëse dhe emocionet si ish-nxënëse i përcolli për kamerat, Përpaqe Kita, që drejton edhe gjithë veprimtaritë kulturore të Korçës dhe fshatrave përreth. Unë nuk munda të shijoja as vrullin e valltarëve që luanin gorarçen dhe as elegancën e vajzave që tundeshin me kujdes gjatë kërcimit të dardhares.
Por e djeshmja (nuk di se çka ndodhur midis këtyre dy eventeve) i vinte vulën. Nuk u ftova në Mbledhjen Përkujtimore, ku u shfaq edhe një dokumentar për 60 vitet e shkollës. Mund të kisha ndenjur pranë bashkëmaturantes sime me mbiemër Vërushe, dhe do kisha takuar shumë e shumë bashkëmoshatarë, si dhe ish-nxënës më të rinj dhe më të moçëm se unë.
Mbi të gjitha do isha çmallur me mësuesen time kujdestare, shoqen Nikoleta Konomi, e cila me sigurinë që e ka karakterizuar kishte mbajtur edhe fjalën e rastit. Nikoleta e meriton se ka dhënë mësim për më shumë se 30 vjet në atë shkollë. Që kur quhej Nikoleta Mani. Mësuesja ime ka dhe meritën, që në një drekë me Edi Ramën në Pazar, gjatë një fushate elektorale tha fjalët lapidare: “E kam thënë që vetëm Edi Rama mund ta bëjë Shqipërinë!” Dhe i doli fjala. Edi Rama jo vetëm e bëri Shqipërinë, por nuk e la as të dështonte! Dhe ajo ec krenare.
Do isha lumturuar të kisha qënë i pranishëm në atë gala. Mbi të gjitha se nuk kishte as më të voglin ngjyrim politik. Edhe në një nga stendat ku ishin vendosur fotot e ish-nxë në sve më të sukseshë m në jetë , që kanë dalë nga bangat e Themistokliut, krahas personaliteteve socialiste Tollkuçi, Jole, Vë rushi, Kita, Shahollari, Tërova, Konomi dhe ndonjë tjetër, ishte edhe demokrati Damo. Ndoshta dhe ndonjë prej më të rinjve, të cilët nuk kam pasur fatin t’i njoh. Të gjithë kishin festuar dhe gëzuar si të barabartë.
Në fund të mbledhjes ju dërgua një telegram Komitetit Qëndror të Partisë Socialiste dhe personalisht shokut Edi Rama.
Veç mua nuk më dërgon telegram dhe as ftesë kërkush!

No comments:
Post a Comment