Ka shumë bashkë moshatarë , të cilët më përgëzojnë për kujtesën time të mirë , por janë shumë të pakët ata që dinë se unë kam mbajtur rregullisht ditare. Madje mund të them edhe më rregullisht se Xhani Morandi, sho Enver apo ndonjë tjetër ditarist i thekur. Dhe jo vetëm i kam mbajtur , por edhe i kam ruajtur me shumë fanatizëm.
Idea për të mbajtur ditar më lindi kur lexova “Ditari i Ana Frankut”, sepse ishte tepër mikluese idea që të bëhesha i famshëm edhe po të vdisja shumë i ri. Me një fjalë të hyja në përjetësi, pa patur jetë të gjatë, por veç duke hedhur në fletë fletoresh, ngjarjet e përditshme dhe ndjenjat që i shoqëronin. (Maradona kur u bë i famshëm, pat mbajtur pas një kameraman, që filmonte gjithshka që bënte gjatë ditës, por unë në fëmijëri, rini dhe pleqëri nuk u pasurova ndonjë herë ndaj u mbështeta vetëm në dorëshkrimet.)
Me kalimin e viteve, mbajtja ditar mu bë një mani, sa mund të rrija pa bërë detyrat e shtë pisë , por hyrjet në ditar nuk i lija. Në një shënim të datës 12.4 1972 psh shkruaj: “...Xheografia na ka dhënë detyrë shtëpie të bëjmë një hartë memece të Gjermanisë Lindore, por unë do parapëlqeja që memece të ishte më suesja dhe jo të bëj hartën...”
Në fillimin e viteve ‘70, numuri i hyrjeve u shtua shumë dhe sot them, që kjo duhet të ketë lidhje me ndryshimet hormonale. Në to ka shumë hollësi intime dhe hulumtime të karakterit seksual, por këtu nuk është vendi për t’i pë rmendur. Po ka edhe ndonjë që më bë n pë r të qeshur si psh: “P. më tha që sot i kishte propozuar një tjetër vajze gjatoshe dhe hollake. Një ditë do ja arrijë qëllimit...”
Mbajtja e ditarit rregullisht dhe leximi dhe rileximi i tyre më ndihmoi shumë në forcimin e kujtesës, sa që kur isha në shkollë n e mesme, shumë të njohur të mij çuditeshin me “të mbajturit mend” dhe mua më pëlqente aq shumë habitja e tyre, sa vendosa mos i tregoja askujt sekretin e ditareve. Madje edhe të shtëpisë nuk e dinin se i mbaja ditaret e mija fshehur në “sobalkë “, kjo edhe për të mos i lexuar kush. Se Ditari duhet lexuar vetë m nga ai që e mban. Në të kundërt mund të kthehet në objekt talljeje nga të njohur tallakë , ose të tjerë njerëz dashakeqë . Për shembull në një nga fletët e ditarit kur isha 16 vjeç kisha shkruar edhe vargje, që sot mund t’i pë rmend se po afroj të 70-tat, por në atë kohë do më vinte turp të mi lexonin. Vargjet preknin një dashuri të pamundur, që ndjeja për një mësuese të gjimnazit: “ Do mendoj për ty përherë / Deri sa nata të bjerë / Bashk’ të flem vetëm një herë / Seksi je me zë’n e çjerrë ...”
Nuk di në se jeton ende mësuesja ime me zërin e çjerrë , por unë nuk kam si ta harroj falë shë nimeve të mija të përpikta. Madje edhe tonalitetin e gë rvishtjeve të saj zanore.
Në vitet ‘70 dhe ‘80 u mundova të shmangia gjithë mendimet dhe ndjenjat e mija që lidheshin me Partinë , Qeverinë dhe organizatat e masave. Ishin kohë shumë të vështira dhe një herë dëgjova që këngëtarja Alida Hisku e kishte pësuar keq kur i kishin gjetur disa shënime depresive në ditar. Ishte duke kryer stazhin e partisë . Për shembull nuk kisha se si të hidhja në ditar një nga tregimet më pikante, që më kishte treguar një shoku im dhe që e kujtoj vetëm në sajë të pikantllë kut të tij. Djaloshi i gjatë dhe simpatik, që kishte pasur shumë histori me vajza dhe me gra, gjatë një historie dashurie me një anëtare partie, kishte guxuar që t’ja hiqte triskën e Partisë nga xhepi i fshehtë dhe t’ja vendoste në një vend të papërshtatshë m gjatë një seance dashurie plot afsh. Komunistja duke u prekur tek ideali, që është më i shtrenjtë se çdo dë shirë seksuale, e kishte hedhur në “havada”, kishte rrë mbyer rrobat dhe ja kishte mbathur. Aty ishte mbyllur edhe historia e dashurisë dhe tradhë tia e saj bashkëshortore. Ai ishte trembur disa ditë , por nuk pat hequr dorë as nga aventurat dhe as nga shakatë me zarar.
Kur ika në universitet, ditaret i futa nën parketin e dhomës së gjumit, duke menduar që nëse një ditë do ja “ktheja potkonjtë diellit”, amortizimi i mundshëm i parketit do sillte zbulimin e tyre pas 30-40 vitesh dhe të gjithë (pë rfshi edhe punëtorët e komunales që do i gjenin të parët) do ngashëreheshin kur të mendonin se sa shpejt kishte ikur nga jeta ai farë çerek gjeniu. (Në gjenijtë e plotë nuk mund ta fus veten se si po e bëj tani të njohur, suksesin e kujtesës ja dedikoj ditareve.)
Duke që në se jo çdo ditë ka pasur ngjarje interesante, apo ide që më shkonin në mendje dhe ja vlenin t’i shënoje, gjithashtu meqë hedhja e shë nimeve çdo ditë më ishte bë rë mani, ka shumë faqe ditari ku ka shë nime pa vlerë si psh: “... më sova sot se e mbesa e Kotokos, është martuar para 20 vjetësh me Vilin, të nipin nga e shoqja të Koci Pacalanit, që ka dhe një gjyshe që e heq pak këmbën, por për emrin e saj do interesohem një ditë tjetër...”
(vijon)
No comments:
Post a Comment