Më kërcënuam të më mbyllnin hapësirën,
Si Leon me të përjetshëm burgim,
Unë për të parë sytë e saj shkoja,
Jo të pushtoja Manhattenin,
As të Gjermanisë Berlin.
Në ftohtësinë e vetmisë,
Në fund të rrugës prisja,
Ta pyesja nga se kishte pezm,
C’farë i thoshin të vetët.
Në ajër nderej një mjegullnajë plot helm,
Veten ngushëlloja
“Askush nuk i kupton poetët!”.
Më pas krenarinë më kujtuan,
Dyshonin a më kishte mbetur një fije.
Unë belbesha Biblën të shpjegoja,
Klithja krenaria është mëkat
Eshtë gati më keq se të jesh hafije.
Në fund të armatosurit mbërritën.
Mua nuk më prekën,
Qëndruan më tej.
I dërmuar ngadalë mora udhën
Zbathur këmbët pllaqurisja,
Mbi zallin lagur zbuluar nga zbatica,
Nën hënën që përndriste,
Mbi plazhin e përgjumur të Marina Bay.
No comments:
Post a Comment