Këtu të gjithë më ngjasin
Edhe pse me të zeza veshur.
Unë çapitem rrugëve të gurta,
Gurët nuk flasin
Askush nuk më sheh i buzëqeshur.
Të gjithë të menduar
Nuk nguten,
Por edhe në vend nuk rrinë.
Një lloj pelikule e filmave të dikurshëm pa zë,
Ngadalë rrotullohet,
Në këtë rrugë shitore rrethuar,
Ku nuk mund të shkosh me makinë.
Dikë njoha,
E pashë ngultas por s’ndali,
Më tej një i moshuar sa unë,
Me kostum i veshur,
Kalimtarëve ju flet,
Do t’ju shesë rigon dhe çaj mali.
No comments:
Post a Comment