Tuesday, 10 March 2026

Nën shelgun lotonjës

 Në mes të luleve luanim,

Me shpirtra të bardha si grykset veshur,

Gjithshka e bukur ishte

E kapshme,

Si degët e blerta të shelgut lotonjës,

Që me zor i këpusnim,

Rreth brezit për t’i ngjeshur.

Dhe ndërsa të lodhur,

Me ballin djerësirë,

Mbi lëndinë “paloseshim”

Sytë drejt qiellit

Dhe ashtu të habitur

Pa ditur se ç’ishte më lart

Për disa çaste rrrinim shtrirë.

Një vocrrak si unë më pyeti:

“Kë udhëheqës do më shumë?”

Dhe e dija që priste të thoja “Xhaxhi Enverin!”

Me shpirtin tim kundërshtues

Thashë “Duçen!”;

E kisha parë në një pullë poste

Dhe pakuptuar në bark ndjeva tmerrin.

Unë dija pak,

Shumë pak,

Nuk kuptoja ç’quhej politikë,

Por ndjeja që kisha prekur diçka të shenjtë

Si të thoja “Se dua mamanë!’

Ndaj ndjeva aq shumë turp dhe frikë.

Kurrë s’e kam harruar

Profilin e Duçes në atë pullë poste.

Sytë e habitura të shokut.

Qiellin e pafund që dukej sikur mbyllej

Dhe një grykse të bardhë,

Në avllinë e kopshtit 10 hipur.

Që me degët e shelgut lozte.


 

No comments:

Post a Comment