Disa vjet më parë, u largua nga skena e teatrit dhe nga
skena e jetës Leko Prodani. Aktor komik i dashur dhe i njohur në gjithë
Shqipërinë. Një vdekje në skenë, që të kujton Molierin, e një njeriu të mirë, i
cili e dashuronte skenën.
Sot, Korça dhe kolegët mundohen të mbajnë gjallë kujtimin e
tij, duke organizuar një festival mbarëkombëtar(panshqiptar) të Komedisë, nën
emrin e tij.
Me Lekon jam njohur fare pak dhe nuk kam arritur ndonjëherë
të dalloj se sa humor kishte si njeri. Zakonisht aktorët e humorit janë të plot
humor dhe batuta, por ka raste edhe kur janë të heshtur, ose ju mungon ai
humori shpërthyes, për të cilin dalohen në skenë apo ekran.
Lekua edhe shkruante, që në rininë e tij parodi dhe skeçe,
të cilat i luante në Estradën e Korçës, ose kur e kishin larguar prej saj, në
shfaqjet e amatorëve. Për herë të parë, e kam parë më 1971 duke interpretuar
një parody në shfaqjen e Estradës së Parkut të Mallrave, ku punonte pas
shkrirjes të Estradës së Korçës më 1966. Zaten Lekua ishte thuajse e gjithë
shfaqja e Parkut. Atë estradë si dhe të trikotazhit ku luanin të tjerë të
përjashtuar si Koço Prifti, Niko Qirici dhe Jani ‘xhuçi”(nëse Jani jeton do më
falë besoj që nuk ja di mbiemrin), njerëzit e ndiqnin shumë herë më me interes
se Estradën e Qytetit. Vite më vonë, Lekon e rikthyen në teatrin Cajupi dhe
atje vazhdoi karrierën në ngjitje deri sa u largua i përcjellë me lot dhe
nderime nga të gjithë.
Festivali i Ri i Komedisë, si dhe Teatri Cajupi vetë, më
riktheu në një peng të 7 viteve më parë, kur kryetarit të posazgjedhur të
Bashkisë, I sugjerova t’I kushtonin më shumë vëmendje emrit të Xhon Belushit
dhe atij të vëllait të tij. Sugjerimi ishte për heqjen e emrit të Cajupit,
sepse Andon Zakua jo vetëm nuk ka lidhje me Korçën, nuk ka ndonjë krijimtari
dramaturgjike për tu pasur zili, por të njëjtin emër ka edhe Teatri i
Gjirokastrës. Teatri mund të quhej Xhon Belushi (apo edhe Vëllezërit Belushi),
si edhe të planifikohej një Festival Ndërkombëtar i Kinokomedisë me emrin e tij
ose të “Vëllezërve Bluz”. Do ishte një veprimtari, që do e vinte Korçën në
shikimin e shumë personaliteteve të Hollivudit. Mund të përmend vetëm disa emra
nga ata që e kanë njohur mirë dhe e kanë dashur Xhonin duke filluar me Robert
De Niro, Bill Murray, Robin Uilliams e duke përfunduar me Edi Mërfin dhe Lorni
Majkëlls.
Nuk mora ndonjëherë ndonjë përgjigje nga ish-miku im asokohe
kryetar bashkie dhe mendova se ose ju duket absurd, ose ka pyetur personalitete
të artit në Korçë dhe i kanë spjeguar arsyet pse nuk mund të bëhet.
Të njëjtin propozim ju përsërita në vitin 2009, kur
sugjerova ndryshime në projektin e qendrës së Korçës dhe ku e gjykoja që sheshi
para Turizmit, mund(dhe duhej) të emërtohej sheshi “Xhon Belushi”.
Nuk di se kush e drejtonte Teatrin atë kohë, se shpesh
drejtorët kanë më shumë lidhje me politikën se sa me artin. Tani shoh se e
drejton një aktore e quajtur Zamira Kita, e cila duhet përgëzuar për nismën për
festivalin me emrin “Aleko Prodani”. Me sa kujtoj edhe ajo vetë ka qënë aktore
e estradës së Korçës, pra një aktore kryesisht e Komedisë.
A ka ende kohë të bëhet diçka për t’i kujtuar botës, lidhjen
e Korçës me Xhon Belushin? Sigurisht që PO.
Belushi i madh i përket Përjetësisë dhe kurdoherë të
kujtohen vendorët(me një shkim pak si shumë vendor ne keto 20 vjet) e Korçës
gjithshka mund të bëhet. Vetëm nuk duhet të harrojnë, se ndoshta nuk ka shumë
kohë për të ngjallur interesin e gruas të Xhonit, Xhudit, sot 63 vjeçare, mikut
të ngushtë aktorit Den Ekroid sot 62 vjeçar
Dhe sa e sa bashkëkohësve të tjerë, për të marrë pjesë gjallërisht në
festimet një ose dyvjetore për nder të Xhonit.
Sot për sot le të mjaftohemi me nderimin e emrit të Leko
Prodanit.
No comments:
Post a Comment