Duhet të pranoj, që nuk njoh programin e asnjërës nga degët
e arkitekturës pranë Universiteteve private në Tiranë. Po i gjykoj a priori,
nisur nga ato çka di për universitetin e Tiranës dhe nga njohja që kam e një
pjese prej profesionistëve më të mirë në Tiranë.
Duhet të përmend kalimthi, që ka shumë arkitektë që kanë
studiuar në Itali, Rumani, Greqi, Turqi, Qipro etj. Pa dyshim ata kanë sjellë
përvojat e ndryshme të shkollave ku kanë studiuar. Pa dashur të përgjithësoj
nivelin e shkollave të vendeve të sipërpërmendur, shanset janë të jenë në
shkollat më të dobëta europiane. Italia ka numurin më të madh të arkitektëve
nga gjithë vendet e mëdhatë Europës Perëndimore, por një ndryshim me diferencë
të madhe. Eshtë një dëshmi më shumë, që në Itali jo vetëm prodhohen arkitektë
me shumicë, por detyrimisht niveli i një pjese të mirë të arkitektëve të
studiuar në Itali do lerë për të dëshëruar.
Shqipëria nuk ka
nevojë për mbi 500 arkitektë të diplomuar çdo vit. Eshtë një mashtrim i
madh ndaj ëndrrës së studentëve dhe prindërve të tyre, për të pasur një
karrierë në një profesion të nderuar. Edhe 1/5 e tyre do ishte shumë e tepërt.
E keqja më e madhe është se të rinjtë studiojnë në shkolla të pastruktuara
mirë, të paplotësuara me laboratore e kabinete si simotrat e tyre në Perëndim
dhe për më tepër kanë pedagogë me njohuri të gjymta, për të most thënë të
paaftë.
Bumi i ndërtimeve në Shqipëri pas ndryshimit të sistemit,
sigurisht që u bë një “shkollë“ për studio më të mira të arkitektëve apo edhe
arkitekëtve të veçantë, që patën mundësinë të projektonin më shumë se të
tjerët. Eshtë një nga profesinet, të cilët më shumë se të tjerët kanë nevojë të
mësohen në “laboratorin” e studiove dhe sidomos në zbatimin e projekteve. Janë
këto studio dhe individë, që duhet të ngrenë zërin për përmirësimet e
domosdoshme në Shkollën e Arkitekturës. ata më shumë se të tjerët e dinë se “ku
pikon çatia” në Arkitekturën Shqiptare. Ngritja e shkollave "rakitike”
private me qëllimin që “ka kërkesa për të studiuar Arkitekturë, ndaj hajde të
bëjmë ndonjë frangë“ është nga gjërat më të poshtra që janë bërë në gjithë
sistemin e ndërtim-urbanistikës. Pasojat e drejtpërdrejta i kanë të rinjtë , që
nuk gjejnë dot punë, por do ndjehen edhe pas 50-60 vjetësh nëse nuk vihet
shpejt dorë në rishikimin e licensave të Universiteteve. Jemi rreth 45 vjet
prej kohës kur u diploma arkitekti i parë në Shqipëri dhe punët jo vetëm nuk
janë mbroth, por për fat të keq kanë shkuar në disa drejtime teposhtë. Rritja e
shfrenuar e numurit të arkitektëve ka vetëm një të mirë, që klientët mund të
zgjedhin mes tyre më të mirët. Nëse në Shqipëri ekziston një treg me një
konkurencë të lirë dhe normale.
No comments:
Post a Comment