Monday, 7 April 2014

Merkel dhe Mrekullia e Ballkanit Perëndimor

Në Maj Europa është para një prove të madhe. Ose më mirë të gjithë institucionet stërmëdha të Europës së Bashkuar.Natyrisht problem më i madh është për Gjermaninë dhe gjermanët, të cilët me meritë dhe shumë shumë punë, ja kanë dalë të jenë në krye të Europës dhe të vendosin për çdo gjë me rëndësi të saj. Gjermanët e thjeshtë, këtë ja atribuojnë kombit të tyre, por në këtë mes ka edhe ca si hilera, të cilat ata që janë më të fuqishëm i bëjnë në kurriz të më të dobtëve.
Po le të hidhemi në Anxhela Merkel, se analiza e politikave ekonomike amerikane dhe gjermane, që sollën këtë gjendje të Gjermanisë do shumë kohë dhe nuk është objekt i këtij shkrimi. Kancelarja gjermane, në një takim të partisë së saj, duke trumbetuar politikën proeuropiane të politikanëve kristian-demokratë Adenauer dhe Kol(pra edhe të sajën) përmëndi se në takimin me kryeministrin shqiptar, kishte kuptuar edhe njëherë se ç’mrekulli kishin bërë gjermanët në Ballkanin Perëndimor!
(Mrekullia nuk është Ed Rama, edhe pse si politikan shumë i gjatë dhe i pashëm mund t’i bëjë përshtyje një mesogruaje me cilësi fizike jo për tu admiruar.)
Sipas Merkelit, Ballkani Perëndimor, nga një vatër e përhershme luftrash, tani është kthyer në një vend paqeje dhe për më tepër, 5 kryeminstrat e tij, para dokohësh kishin ngrënë drekë në një tavolinë diku në Angli! Dhe kjo në sajë të politikës të zgjuar e largpamëse të Merkelit pra edhe të CDU-së!
Po ç’është Ballkani i sotëm Perëndimor bashkë me 5 kryeminstrat e tij? 3 prej tyre ishin sllavë( Serbisë, Kroacisë, Maqedonisë) dhe dy shqiptarët Thaçi dhe Rama.
Ballkani Perëndimor, i propaganduar nga Merkel, por edhe nga politkanët vendas si një vend bashkëpunimi dhe paqeje, nuk është gjë tjetër veç një kopje e Italisë së Jugut apo e një pjese të Rusisë. Vërtet ka bashkëpunim, por midis grupeve mafioze, pjesë e të cilëve janë edhe politikanët e këtyre vendeve. Bashkëpunimi mafioz(nëse mund ta quajmë bashkëpunim) konsiston në ruajtjen e “statukuosë“, dëgjimin e këshillave të FMN-së dhe Bankës Europiane(deri në masën ku nuk ju ndikon në fitimet personale), përuja para gjermanëve dhe brukselistave të tjerë të fuqishëm dhe mashtrimi I popujve që kontrollojnë. Kjo është PAQJA e sotme e Ballkanit të cilën kancelarja e quan Mrekulli!
Sigirisht, që Merkel nuk është budallaqe, që këtë deklaratë ta bëjë se beson në mënyrë naïve, se ç’farë i tha Rama në takim. Para takimit, asaj I janë përsëritur jo vetëm gjendja e Shqipërisë dhe cilësitë politike e të karakterit të Ramës, por i është treguar edhe ndonjë anekdotë, për ‘bëmat” më qesharake të tij, ku ndër të fundit ishte thirrja në Parlament ‘ik o rrot k…!’ ndaj kundërshtarit të tij.
Anxhelas dhe korporatave gjermane apo shumëkombëshe me rrënjë në Gjermani, ju intereson një Ballkan i qetë edhe pse I drejtuar nga hajdutë dhe mafiozë. Eshtë politika e fitimit të lehtë, dhe që në vendin tjetër ka “partnerë‘ peqelepistat e korruptuar. Në zjarrin e rritjes të lëvizjeve anti-Bruksel(dje hungarezi nacionalist fitoi sërish) dhe të rrezikut të shkërmoqjes të “binasë“ Paneuropiane, Gjermania do të ketë përballë politikanë dhe popuj të nënshtruar. Sigurisht që CDU dhe Merkel nuk janë e gjithë Gjermania, por spektri i sotëm politik gjerman është i vetmi i qëndrueshëm dhe me prirje të forta europianiste. Arsyet nuk ka nevojë të përsëriten. Në gjithë vendet e tjera të mëdha europiane, ka të ngjarë që partitë e “establishment” të humbasin dhe kjo do reflektohet në ndryshime dhe në cënimin e rolit udhëheqës të Gjermanisë.

Ndaj gënjen Anxhela!

No comments:

Post a Comment