Sunday, 6 April 2014

Po mire mor Sharli, kur e dije...?

Me poshte eshte nje perpunim i poezise "Loja", te perkthyer dhe botuar me 2007. Behet pas 7 vjetesh per te patur fat me dy 7-ta, ne pritje te nje te trete...


LOJA

Në ndenjëse belluzi, të vjetrat lavire,
Verdhane, vetullngjyer, me sy pa shkëlqim,
Lapëzave ju varen, të ndritshm zinxhirë
Me perla e xhingla, që lëshojnë tringëllim.

Në tryezat e blerta të mekur portrete,
Gojë dhëmbërëna, të ngrira buzëqeshje,
Gishta që dridhen nga e skëterrshme ethe,
Mbi gjokse që ofshajnë a thellë nëpër xhepe.

Eshtë e errta tablo që mu shfaq një natë,
Tmerrësisht e qartë para syve zhbirues,
Dhe unë një një kënd të sallës të pamatë,
I akullt, i heshtur, rob i vesit tundues.

Zili kam këta njerëz me ngulm të paepur,
Gëzimin vdekëtar të të moçmeve lavire,
Që të gjith’ këtu vijnë të shesin pareshtur,
Një nderin e brezave, tjetra të sajat hire!

E zemra më dridhet nga frika dhe tmerri,
Për të mjerët që ethshëm vetveten prishin;
Me dëshirë zgjedhin atë që ofron ferri,
Më mirë vuajtjen pa fund, se HICIN!











































No comments:

Post a Comment