Nuk e njoh Bruna Mekon, që ka vrarë veten pasi e kanë
pushuar nga puna ose pasi e kanë paralajmëruar Ndoshta është ndonjë vajzë e
gjimnazit tonë, ose nuk është as korçare, por e martuar në qytetin tonë, por
pak rëndësi ka. Një gjendje e rënduar familjare(shtypi shkruan, që i shoqi ishte i sëmurë dhe vetëm
rroga e saj e mbante familjen) e rëndoi psikologjikisht dhe nuk pati forca të
përballonte jetën. Ndoshta nuk kishte edhe rrezik ta pushonin, por atmosfera e
njerëzve që hiqen nga puna për përkatësi politike e ka trembur. Ndjehem dyfish
i brengosur dhe fajtor për dëshpërimin e të shkretës Bruna Meko. Fajtor si
qytetar i një qyteti ku kanë ekzistuar më parë një jetë më normale edhe pse
vetëvrasje ka patur, që kur ekziston si qytet.
Fajtor edhe si pjesëtar i një brezi, që po e dëmton qytetin
si kurrë ndonjëherë. Bruna ishte 52 vje] dhe eprorja e saj 54. Rastësisht
eprorja është një bashkënxënsja ime e gjimnazit.
Nuk dua të bëj fajtor njerëz të veçantë, sepse për
dëshpërimin e njerëzve tanë nuk mund të fajësosh një dy, pesë apo dhjetë emra.
Po i fajësoj të gjithë, duke përfshirë edhe veten time, se kemi bërë aq pak për
të parandaluar dëshpërimin e njerëzve, dëshpërim që shkatërron jo vetëm një
jetë, por edhe të tjerat që le pas.
Bruna Meko punonte në Sigurimet Shoqërore, institucion, që
prej pak kohësh drejtohet nga moshatarja jonë Ana Zhurri. Sipas thënieve të
vetë Anas para dy vitesh, ka mbaruar Bio-Kimi me mesataren 9.9. Se ]’duhet në
krye të Sigurimeve Shoqërore një mësuese Bio-Kimie, këtë e di PS-ja, PD-ja dhe
LSI-ja, të cilat kanë vite që venë në vendet drejtuese militantë. Ana është
militante, sepse jo vetëm drejton PS-në për rrethin e Korçës, por edhe në një
diskutim politik të dy viteve më parë në FB, dëshmoi një histeri të habitshme
prej partiakeje.
Këto ditë, ndoshta vuan faktin, që një punonjëse e saj ka
vrarë veten e dëshpëruar. Nuk dua ta n gushëlloj, sepse edhe nëse nuk ka as më
të voglin faj, ka përgjegjësi më shumë se unë, Vjollca, Klea, Beni, Emili,
Frida e të tjerë bashkënxënës, në gjendjen e krijuar në emërimet dhe pushimet
nga puna në Korçë.
Askush nuk mund t’i sjellë familjes Bruna Mekon.
Asgjë e mirë nuk vjen as nga ky shënim i shkurtër.
Edhe unë si shumë qytetarë korçarë jam i dëshpëruar. Nuk
shoh asnjë rreze drite për bashkëqytetarët e mij.
Veç dua të klith:
Njerëz bashkohuni me njëri tjetrin për të dalë nga
dëshpërimi!
Që të tjera nëna të mos vetëflijohen!
No comments:
Post a Comment