Tartuffka im mbi të gjitha është tolerant. Se nuk ka përse
mos jetë. Duke qënë tolerant mund të fshehë edhe simpatinë e tij për Hitlerin
dhe nazistët. Se sot është më shumë në modë të paraqitesh anglo-sakson se sa
nacionalisto-socialist apo social-darvinist.
Që është tolerant e kam kuptuar para shumë vitesh, kur vinte
e shkonte në familjen e një njeriu që kishte firmosur listat e familjeve që
internoheshin, por ato ishin kohë, kur mund t’i thoshe edhe ‘derrit daift” dhe
ai që firmoste për fatet e familjeve i ngjiste më shumë një “qelbësi” se sa n
jë derri, ndaj dhe mund të mos ishte e vështirë ta quaje mik. Toleranca është
kulturë e huajtur nga anglo-saksonët. Mesdhetarët nuk kanë qënë shumë tolerantë
dhe merrnin zjarr shpejt, por më të zgjuarit syresh, ata që kishin më pak në
deje gjak të nxehtë mesdhetarësh apo turqish filluan të vlerësonin tolerancën
si virtytin bazë. Se në fund të fundit “qelbësi” kishte firmosur listat që i
përgatisnin të tjerët dhe me familjen e Tartuffkës sillej shumë mirë.
Më vonë vura re se Tartuffka toleronte edhe po ta
kundërshtoje, bile edhe po ta “fyeje” pak, se mundohej të ruante qetësinë e tij
anglo-saksone. Por e kishte të vështirë, se zjente përbrenda, se në rremba i
rridhte me shumë gjak i nxehtë mesdhetar se sa anglo-sakson. Por ama kishte një
valvul sigurimi se sa të ktheje kurrizin, me marifet, Tartuffka e nxirrte atë
që i zjente përbrenda.
Tartuffka nuk është tolerant me të keqen. Bile e godet atë
me forcë! Ka pak parimin e sho Enver, “të lëftojmë sëmundjen dhe jo të
sëmurin”, por edhe sho Enver mbase nuk e kishte të tijën, por e kishte vjedhur
nga anglo-saksonët. Tartuffka godet vesin, por atë që e ka s’ka përse ta godasë
dhe jo vetëm se është tolerant, por edhe se ka pakëz frikë. Për më tepër ai ose
ajo plot vese edhe mund t’i duhet ndonjë ditë për të mbaruar ndonjë punë. Se
zakonisht këta vesveselinjtë kanë cazë pushtet. Dhe pushtetarëve, sipas parimit
të vjetër anglo-sakson(kësaj po ja fut si kot) ‘është më mirë t’ja u puthësh
dorën sepse nuk ja u kafshon dot”. (Nuk e di dhe se si është Tartuffka im me
dhëmbët se i ka lënë të 60-tat.) Po me ata të sëmurë, që nuk janë më në këtë
dynja ai është i pamëshirshëm. Dhe ka të drejtë, se ata janë të sëmurë, që nuk
mund të shërohen, pikërisht sepse kanë vdekur. Dhe si të vdekur por ende
ndoshta të pakalbur, mund të infektojnë me veset e tyre.Bile se janë të tillë
nuk ka nevojë t’ju puthësh apo kafshosh dorën. Këtë nuk e bën me të gjallët.
Për shembull e di që një “gjirafë“ është më kafshë se ç’duket dhe mund të bëjë
shumë poshtërsira, por Tartuffka thotë “ç’më duhet mua, se jo vetëm që e kam të
njohur, por është më e mirë se qelbësi që kisha mik dikur”. Dhe kur e takon
“gjirafën”, e përgëzon për sukseset në jetë dhe kujton kohët e bukura të
rinisë.
Tartuffka e fsheh me zor antipatinë që ka për viktimat. E di
që anglosaksonisht duhet të tregohet i drejtë me ta, por formimi i tij gjysëm
shkencor dhe gjysëm social e ka shtyrë gjithnnjë drejt social-darvinizmit, ku
të dobtit jo vetëm janë të destinuar të zhduken, por DUHET të zhduken. Ndaj dhe
është në krahun e Mbijetuesve ky nacional-socialist i fshehur. Fundja edhe i
jati i Kenedit i tillë ishte edhe pse anglo-sakson.
Eh Tartuffka im tolerant. Sa ndoht më vjen nga ti!
PS. Gjirafë ( e dialektit të veriut) sepse më tingëllon më
bukur se xhirafë, që përdornim ne. Mbase gjirafë është më anglo-saksone dhe
xhirafë pak si turqisht? Një djall mund ta dijë, se edhe avokati im parapëlqen
ta quajë zhiraf.
No comments:
Post a Comment