Nuk kam ndërmend të lexoj librin me esse të Ben Blushit
“Hëna e Shqipërisë“, sepse dyshoj jo vetëm në formimi e tij intelektual, por
edhe ne idetë, që e nxitin të shkruajë mendimet e tij rreth botës shqiptare dhe
problemeve të saj politike apo shoqërore. Për më tepër, duket shumë larg të
qënit esseist, në kuptimin më të mirë të kësaj fjale. E nisa këtë shkrim, si reagim të venies së
tij në FB nga Beni. E kuptoj që ai e ve, se përputhet me idetë e tij rreth
raportit të fesë me jetën e një shoqërie dhe sidomos me jetën politike, por
vetë e gjykoj që duhet të ishte më i kujdesshëm në “mbështetjen”, që i jep
ideve të Blushit.
Duhet të them, se ato ç’ka shkruan Blushi në essenë e tij,
nuk janë të reja në mjediset shqiptare, sidomos në ato të ashtuquajtura
pro-europiane. Në to përfshihen një numur i madh njerëzish, me origjinë nga
familje të krishtera, ose njerëz të shkolluar, që nuk janë fetarë edhe pse
vijnë nga familje myslimane apo bektashinjsh. Ata kanë kohë që hapur, kafeneve
thërresin për rrezikun islamik në Shqipëri. Si në rastin e Blushit, përmendet
ndërtimi i shumtë i xhamive, të cilën vetë disa herë e kam përmendur si një
fenomen aspak negativ. Eshte më mirë vendbanimet të kenë xhami se sa kazino dhe
pika ku vihen baste, me të cilat janë tani të tejmbushura!
Rreziku islamik është i “amplifikuar’ nga politikanë dhe
biznesmenë, të cilët kërkojnë të ruhet “statukuoja” e shtetit rrumpallë, ku
mund të vjedhin pa ju hyrë gjemb në këmbë. Anti-islamizmin e demostron hapur në
biseda private Rama, Peleshi, Blushi e të tjerë politikanë qofshin të krishterë
ose jo, më tepër të të ahtuquajturit krah të Majtë. Eshte një lloj kundërvënie
edhe ndaj pro-islamizmit të familjes Berisha, të cilën e kanë ‘rivale” në
luftën për pushtet e për para.
Për të qënë I mbrojtur ndaj sulmeve të kundërshtarëve, të
cilët mund ta sulmojnë për anti-islamizëm, Blushi përmen dekristianizimin e
Francës dhe sulmon Kishën(pa përcaktuar katoliken, ortodoksen apo ato
protestante) nga pozitat e një ateisti të tipit marksist-leninist. Duke
mosnjohur(s’besoj se e bën me dashje) rolin e Kishës në përgjithësi, por edhe
të kishave të veçanta, Blushi përsërit të njëjta teori të dalaboje të të
ashtuquajturve filozofë të “materializmit dialektik dhe historik.” Flet për
dekristianizim të Europës duke harruar, që udhëheqësja më e fortë europiane sot
është Anxhela Merkel, drejtuese e Partisë Demo-Kristiane gjermane. Edhe pse të
shpërndarë në PD dhe në Forza Italia, demokristianët janë një forcë që nuk mund
të injorohen në Itali(ku kanë qënë në krye për 50 vjet) dhe po ashtu në Spanjën
e Rahoit, ku emërtimet e të djathtës marrin ngjyrën “popullore”. Blushi ose nuk
merr vesh kur shkon kryeqyteteve të europës se ç’ndodh ose qëllimisht, për t’ju
kundërvënë partive islamike, që në të ardhmen sipas tij do lindin në Shqipëri
tregon broçkulla për Europën dhe mungesën e ndikimit të Kishave dhe fesë në
politikën e saj.
Po a kanë të drejtë shqiptarët të formojnë partitë e tyre me
bazë fetare? Personalisht kam qënë kundër, por nuk e kuptoj se si mund të
lejosh një Parti Demokristiane dhe të pengosh një Parti Islamike, si mund të
lejosh një Parti mbi bazën e një minoriteti (PDNJ) dhe të ndalosh një parti në
bazë krahine etj etj. Që shqiptarët do formojnë Parti të tjera kjo jo vetëm
është e mundshme por është e domosdoshme. Duhet një orë e më parë, të çlirohen
nga këto dy-tre banda gjoja europianiste, të cilat kanë imituar partitë
tradicionale të vendeve europiane, por s’kanë asgjë të ngjashme me to, veç
diktatit të numurave një. Janë këto Parti me korrupsionin e tyre, antipolitikën
e tyre, me mospërfaqësimin e interesave të asnjë shtrese të popullsisë veç
klaneve lakmitarë, që kanë krijuar një gjendje të padurueshme, e cila do
sjellë(dhe s’ka përse mos) edhe krijimin e Partive Islamike.
Po ku qëndron e keqja, që një Parti , të themi e ngjashme me
atë të Erdoganit do kalojë pas 12 vitesh në zgjedhje dy-tre partitë e hajdutëve
të sotëm? Thua do jetë fundi i Shqipërisë? Thua do tronditen Rilindasit në
varre, si mund të thonë sot ose nesër Europianistët e Ilir Metës?
JO. As rilindasit nuk do lëvizin varreve, se po të ishte e
mundur do e kishin bërë gjatë 45 viteve të diktaturës dhe 25 viteve të
Demokracisë hibride, por asgjë nuk ka për të ndryshuar për keq në Shqipëri. Unë
dyshoj, që popullsia e shkolluar dhe me një përqindje të lartë bektashiane
shqiptare do përqafojë lëvizjet politike të ngjashme me ato të Erdoganit apo më
keq me të “Vëllezërve isamikë “ të Egjiptit. Por edhe nëse ndodh, shoqëria jonë
ka nevojë për një ‘troshitje “ të madhe botkuptimore, sepse po humbasin për
ditë e më shumë vlerat njerëzore. Njerëzit blenë e shesin çdo gjë. Provimet,
diplomat, vendet e punës, shërbimin mjekësor, tezat e provimeve, videot
kompromentuese ndaj kundërshtarëve, nderin, fytyrën, partinë, bythën dhe çdo
gjë tjetër. Kjo është shoqëria në të cilën ka kontribuar aq shumë Blushi me
gjithë shokët e tij lapangjozë. E filloi si gazetar I gazetës së parë opozitare
dhe militoi në krahun e Djathtë e më pas përfundoi në i Majti “për arsye
programi”. Tani ankohet se Myftiu i Elbasanit e sulmon gjatë fushatës!
Pa e njohur se ç’është Myftiu i Elbasanit, them me bindje se
është më europian se sa ‘i korruptuari” Ben Blushi!
No comments:
Post a Comment