Sapo pashë inervistën e burrit të Bruna Mekës dhe sërish u
ndjeva fajtor. Jo vetëm se e njoh që në gjimnaz, por se mësova që ka qënë edhe
i persekutuar. Familja e tij dhe familje e të nderuarës Bruna.
Toni(Driton Meka) ishte një djalë i mençur dhe fjalëpak, të
cilin e njihja se luanim gjithnjë futboll me vitin e tij. Nuk e kujtoj nëse
ishte në klasë me Binan apo paralel me të. Ishte vërtet shembullor. Sot mësova
që nuk ka mundur edhe të studiojë se rridhte nga një familje që ka qënë edhe në
internim.
Përulem jo vetëm para dhimbjes së tij, por edhe para
stoicizmit të një njeriu zemërmadh, që posa ka pësuar goditjen më të rëndë në
jetë e megjithatë nuk kërkon hakmarrje.
Nuk kërkon hakamarrje ndaj nesh, që studiuam dhe patëm
punëra më të mira se ai.
Nuk kërkon hakmarrje ndaj atyre që I kanë nxirë rininë.
Nuk kërkon hakmarrje as ndaj atyre, që po e persekutojnë
edhe sot.
Kam njohur shumë njerëz të tillë, fisnikë, të cilët edhe pse
kanë hequr njëqind e një të zeza burgjeve dhe internimeve, kanë ndenjur të
tërhequr në pritje të Drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit, që në të shumtën e
rasteve ju ka munguar.
Ju ka munguar mbështetja e jonë.
Ju ka munguar ndienja e jonë e drejtësisë.
Ju ka munguar solidariteti jonë.
Në një nga këto ditë e gjithë Korça duhet të ngrihet e të
ecë përmortshëm qirinj të ndezur për Bruna Cenkon. Korça e qytetarisë dhe jo e
Partive. Korça, që ju ka ende borxh bijve të saj të persekutuar jetët e shkuara
dëm.
Një korte i tillë ju duhet qytetarëve të mij të tregojnë
Bashkimin kundër së Keqes. Të tregojnë, që do mbetemi qyteti më i qytetëruar
shqiptar. Të tregojnë që e duam njëri tjetrin dhe të Drejtën.
Do jemi atje edhe ne të mërguarit se e duam qytetin tonë dhe
njerëzit tanë. Mjaft i kanë mëpërkëmbur edhe këto 23 vjet.
Do jemi atje me mendje e shpirt për të ringjallur Shpresën.
Për të besuar në e mira.
Për t’ju kërkuar ndjesë gjithë të persekutuarve të çdo kohe.
Për sot po them thjesht:
Më fal Toni!
No comments:
Post a Comment