Wednesday, 2 April 2014

Erëra të një nacionalizmi gjirizash.

Janë tre shkrime në dy ditë, të cilat ndoshta i kam lexuar në të njëjtën gazetë(Tema), që bien një erë të keqe nacionalizmi.
I treti ishte nj shkrim që asnjë gazetë pak e përgjegjshme duhet ta botojë dhe kishte të bënte me vrasjen në burg nga gardianët grekë të një të dënuari shqiptar, i cili kishte vrarë disa ditë më parë një shokun e tyre gardian burgu. Autori është dikush, që nuk ja vlen as ta zesh në gojë, se nëse nuk është i sëmurë psiqik, duhet të jetë mishërimi i kafshërisë, por e keqja është se në gazetë ishte si Kryeartikull (editorial).
I dyti ishte një intervistë e Fatos Klosit dhënë medias shqiptaro-amerikane, ku mesh shumë “sekretesh” ishh shefi i Shërbimit Sekret, nxirrte edhe rrezikun që kishte Kisha Ortodokse Greke për Shqipërinë, i cili për të ishte ku e ku më shumë se rreziku i terrorizmit islamik.
Për intervistën e Klosit ja vlen të ndalesh(nëse Baze e ka botuar pa bërë ndryshimet që do), se jo vetëm ai di gjëra, të cilat pak njerëziI dinë, por edhe ka qënë pedagog në Shkencat e natyrës dhe nuk mund të quhet një njeri me intelekt të gjymtë. Klosi dëshmon, që Kisha ortodokse Shqiptare dhe kreu i saj dhe bashkëpunëtorët e tij kanë qënë në një survejim të vazhdueshëm nga Shërbimi Inteligjent i joni, për të mbrojtur interest e vendit! Dhe për rrezikshmërinë e Kishës greke ai përmend investimet nga Greqia për ndërtimin e kishave dhe veprimtarive të tjera fetare, të cilat sipas Klosit kanë qënë nga fondet e Europës që merte Greqia. Gjithashtu mbështetjen e plotë të Qeverisë greke ndaj Kishës Ortodokse dhe presionet e saj ndaj shtetit shqiptar duke përmendur veton në për hyrjen në NATO ose në Komunitetin Europian, i shihte jo vetëm si ndërhyrje flagrante por edhe si rrezikshmëri për tërësinë tokësore të Shqipërisë.
Unë e kam të qartë futjen e hundëve të politikanëve grekë në punët e vendit tonë. Por është e çuditshme që Klosi nuk përmend ministrat shqiptarë, që kanë qënë njerëz që raportonin çdo gjë që diskutohej në mbledhjet e Qeverisë Shqiptare. Nuk përmend politikanët shqiptarë të korruptuar nga shteti grek dhe kompanitë greke. Vetëm në tregun bankar të Shqipërisë 30% e zenë bankat greke. Në rast se sistemi i tyre financiar, shumë i paqëndrueshëm, shkon drejt kolapsit, pasojat në buxhetet e familjeve shqiptare do jenë dramatike. Nuk arrij të kuptoj se si ndërtimi i kishave ortodokse me para të ardhura nga dhurues grekë apo nga fonde europiane, mund të jenë më të rrezikshme për vendin se sa shokët politikanë të Klosit.
Shkrimi i parë, ishte një lajm që më bëri të qesh, se bënte fjalë për Marëveshjen e partisë joekzistence të Ngjelës, me Lëvizjen nacionaliste të Kreshnik Spahiut. Edhe pse askush nuk I merr më seriozisht këta pseudo-politikanë, bie në sy se marëveshja është bërë për Interesat e Shqipërisë(Ngjela ka shpikur një marrëzi të re, se thotë që jemi për një Nacionalizëm Elokuent) dhe e dyta është mbështetja e plotë e politikës Amerikane në Ballkan!(Jo politika e Bashkimit Europian.) Nuk do isha marrë me këtë karagjozllëk të dy të dalëbojëve, por dy shkrimet e tjera më bënë të dyshoj se në Atdhe fryjnë nga Gjirizet Nacionaliste erëra të ndyra. Kjo ndodh shpesh në kohë krize dhe e shoqëruar me përparimin e një Partie Fashiste si “Agimi i Artë“ dhe me çoroditjen dhe rritjen e agresivitetit të Erdoganit, si dhe papunësinë e madhe tek të rinjtë në vendet e Ballkanit, mund të sjellë rritje të panevojshme të fërkimeve ndërmjet popujve fqinjë.
Eshte pikërisht ajo që duan të gjithe politikanët e korruptuar dhe të papërgjegjshëm në këto vende. Për fat të keq, zërat e arsyeshëm dëgjohen pak , ose kanë frikë të shkruajnë se i akuzojnë për antishqiptarizëm.
Një kriminel shqiptar vrau një nëpunës të shtetit grek dhe disa nëpunës kriminelë grekë u hakmorrën ndaj tij në mënyrën më të poshtër. E percoll[m me flamur dhe Mediat reaguan me papergjegjshmeri.
Një ish- Kryespiun quan kreun e një bashkësie fetare më të rrezikshëm se politikanet e korruptuar dhe te shitur.
Dy “laspangjyrë“ të vetquajtur politkanë, kërkojnë të ngjallin nacionalizmin pro-turk.

Le të shpresojmë, që është thjesht rastësi.

No comments:

Post a Comment