Unë nuk njoh personalisht asnjerin prej tyre. Kadarenë e kam
takuar njëherë për 10 minuta më 1981 në sheshin Skënderbej, kur isha duke shëtitur
me babanë dhe ai me Llazar Siliqin dhe kur nuk foli shumë, veç pyeti babanë pak
me shpoti:-“Ty Andon të shoh rrallë në Tiranë apo nuk të pëlqen Tirana?”.
Babai thjesht e njihte dhe as e ka konsideruar ndonjëherë më
shumë se të njohur të largët. Për Trebeshinën kam mësuar rreth fundit të viteve
’80, si për një shkrimtar të burgosur gjatë dhe që ishte përkthyer në Kosovë.
Edhe sot më duket çudi, që im atë, i cili përmendte shpesh shkrimtarët dhe
artistët, qoftë edhe të dënuar nuk e kishte zënë kurrë në gojë Kasëmin.
Rreth Ismailit, prej fillimit të viteve ’70 kisha lexuar çdo
gjë dhe ndiqja me interes edhe ato që thuheshin rreth jetës dhe karakterit të
tij. Sigurisht nuk isha unë i vetmi. Ismaili ishte gjatë më shumë se dy dhjetvjeçarëve
njeriu “më interesant” në Shqipëri. Nuk kishte këngëtarë, aktorë filmash apo
sportistë të konkuronin me të për vendin e parë. Shkrimtarë e poetë jo e jo!
Nuk dua të hyj në analizën se sa ka ndikuar në të propaganda apo prirja e Is për
të tërhequr pas vetes “zhurrmën”. Le të pranoj, që ishte plotësisht e merituar
se nuk kishte në asnjë fushë ku krijohen idhujt e njerëzve e sidomos të rinisë,
një të barabartë me të. Do merrem pak me krahasimin moral të tij dhe Trebeshinës,
nisur nga një intervistë e dhënë nga Kadareja dje në një nga televizionet
shqiptare.
Kadareja do sërish të shkatërrojë krejtësisht namin e
Trebeshinës duke e paraqitur sin një njeri që jo vetëm ka punuar për Sigurimin
por ka vrarë edhe njerëz me dorën e tij. E keqja qëndron në faktin që këtë gjë
e besojnë edhe shumë të tjerë. Një shok i imi theshte dy vjet më parë, që është
e palejueshme të nderosh Kasëmin se ka lyer duart me gjak!
Po cili është morali i Trebeshinës, i cili jo vetëm ka
vuajtur disa herë në burgjet e Diktaturës, por është dënuar me heshtje edhe këto
25 vjet në Shqipëri?
Kasëmi nga sa kuptohet nga ato që ka shkruar vetë, por dhe
ato të shkruara nga ata që nuk e duan, ka qënë një adoleshent inteligjent, që u
përfshi shumë shpejt në Luftën nacional-çlirimtare në rradhët e partizanëve.
Pati një karrirë të rrufeshme në ditët e Luftës dhe në vitet e para të pasluftës.
Në shënimet e tij biografike, vetë rrëfen që ka vrarë një pjesëmarrës në luftë,
të cilin e shoqëronte për diku ku do gjykohej. Një 17-18 vjeçar, që në zjarrin
e Luftës vret dikë, që e gjykon se mund t’i rrezikojë jetën se janë duke ecur të
dy në vende të humbura! Se ku është krimineli i Kadaresë dhe të tjerëve unë nuk
jam në gjendje ta kuptoj.
Në një nga rubrikat “Dossier” të gazetës “Shqiptarja” të
paradokohe, ishin botuar disa raportime që Trebeshina si zv.komisar i një
formacioni ushtarak partizan bënte për komunistët që bënin pjesë në organizatën
e tij. Paraqitej si dëshmi e një komunisti fanatik që spiunon shokët. Trebeshina
nuk bënte gjë tjetër veç ndiqte një procedurë, që ishte normale për një
organizatë të fshehtë si Partia Komuniste në kohën e Luftës dhe në kohën kur
Lufta e Dytë Botërore nuk ishte mbyllur akoma. Raportimet e tij të bien në sy për
inteligjencën dhe pjekurinë e një të riu që nuk kishte mbushur të 20-tat.
Po të përmendësh “kalvarin” e jetës së Trebeshinës pas përplasjeve
me Partinë, si kishte dërguar të famshmen Memo për E.Hoxhën, mund të thuash vetëm
që ishte “i çmendur”, se për devijim
moral askush nga ata që kanë jetuar nën Diktaturë, përfshi këtu edhe klerikët
katolikë më të devotshëm nuk mund ta akuzojë. Në të kundërt, Trebeshina duhet të
tregohet në Shqipëri se njeri i rrallë për integritet e moral të jashtëzakonshëm.
Për tu kthyer në morali i Kadaresë, i cili vërtet ka qënë më
lart se ai i Dhora Lekës apo edhe shumë shkrimtarëve dhe artistëve të tjerë,
duhet thënë që është morali i njeirut që mbi interesin e tij nuk ka asgjë të
shenjtë. E besoj që Ismaili nuk ka qënë bashkëpuntor i Sigurimit dhe mund të
mos ketë asnjë rast që ka analizuar vepra të njerëzve që ishin arrestuar. Ka
disa arsye që Ismailit nuk i ngarkohej një gjë e tillë. Në rradhë të parë kjo bëhej
nga kritikët e letërsisë, që në atë kohë nuk ishin të pakët. Edhe ata shkrimtarë
që janë përfshirë në atë kohë(si rasti i Llazar Siliqit për veprat e Fadil Paçramit,
apo më vonë Laços apo Diana Culit) bëhej ose se nuk kishin besim në aftësitë e
kritikëve ose kur shkrimtarët ishin bashkëpuntorë të sigurimit dhe mund t’ju
thuhej hapur se ç’kërkohej. Ky fenomen i përket kryesisht gjysmës së dytë të
viteve ’70 dhe viteve ’80, kur Kadarenë nuk kishte kurajë ta caktonte njeri me
detyrë të tillë, sepse dihej që kishte mbrojtjen nga dy më të mëdhenjtë, si dhe
ishte mjaft i njohur në Europë.
Për sa i përket moralit të veprave të tij për të është
shkruar shumë dhe nuk dua të zgjatem.
Ka diçka tjetër që duhet shtuar rreth moralit të Kadaresë.
Me shumë kujdes, pa lënë gjurmë të dukshme, Ismaili ka manipuluar opinionin
letradashës me njerëzit që ka mbajtur rreth vetes. Po njëlloj ka vepruar me
cinizëm ndaj atyre që e kritikonin. Edhe në rastin e Dhora Lekës, ai ka patur
mundësinë ta shmangë një demaskim publik të saj, por nuk e ka bërë, për të mos
thënë që e ka kërkuar vetë. Aq të pakufi e ka ai ndienjën e hakmarrjes apo të
dashkeqësisë, sa në librin e tij “Ftesë në Studio”, për poetin Bujar Xhaferri ,
i cili e kishte kritikuar rëndë në fundin e viteve ’60, ka shkruar “dhe i
nxituar si gjithnjë ai vdiq parakohe në kurbet”. B.Xhaferri ishte më pak se 50
vjet kur mbylli sytë ndërsa predikuesi i moralit kristian, i cili dje përmendte
me përbuzje Judën isht më shumë se 50-vjecar kur e shkrojti atë frazë.
Trebeshina vrau dikë, që mund ta vriste vete Kasemin, kur
ishte 18 vjeç. Kadareja mund të dërgojë njerëz në gijotinë edhe sot. Sigurisht
po ta kenë prekur dhe duke mos firmuar gjëkundi.
No comments:
Post a Comment