Një artikull i sotëm i Agim Neshos, më bën të mendoj se për
Kryeministrin Rama, po fryjnë erëra jo të mira brenda Partisë së tij. Për ata
që nuk e njohin Neshon, po përmend, se është një njeri i afërt i Nanos, që vjen
nga Klani Kapo. I jati i tij, Gaqo Nesho, ishte baxhanak i sho Hysni dhe
njëkohësisht kunat i Pirro Kondit. Nesho ka qënë aktiv në “gatimet e çorbërave
socialiste’, prej 1997 e më tej dhe ka mbajtur edhe postin ambasadorit në
Uashington për disa vjet. Tani duket që Nesho është i afërt me Ilir metën dhe
po "bën duva", që LSI të bashkohet me PS dhe Meta të marrë në
kontroll të Majtën shqiptare.
Deri këtu, në pamje të parë nuk ka asgjë të keqe. Unë vetë
kam dëshëruar, që Rama të mos vinte kurrë në pushtet, sepse kam qënë kundër
politikave të tij të korrupsionit dhe të drejtimit me “dorë të fortë“. Edhe pse
alternative tjetër ishte Berisha, që ka të njëjtat politika dhe që ja u solli
“në majë të hundës” bashkë me familjen e tij gjithë shqiptarëve, mendoja që një
fitore e Berishës më 2013 do sillte ristrukturimin e PS-së dhe zgjedhje të
shpejta të parakohshme. Sigurisht, që asnjeri nuk “pjerdh” se ç’dua apo
ç’mendoj unë dhe tani kemi Ramën kryeministër, të mbështetur nga Meta Kryetar
Kuvendi, që mundohet ta minojë çdo ditë e më tepër.
Po përse ideja e Neshos për ristrukturimin e së Majtës(gjë
që edhe unë e kam dashur) tani na qënka jo e mirë si për elektoratin e Majtë
ashtu edhe për Shqipërinë?
Ideja e Neshos ka për qëllim rikthimin e Partisë së 1997,
por këtë rradhë me Metën kryetar dhe ndoshta Nanon president nderi. Ndaj ai i
rëndon historisë të PS-së të injoruar nga Rama. Ndaj kërkon më shumë rol për
Blushin, Klosin, Leskajn e të tjerë njerëz, të gatshëm për një kompromis me
LSI-në, sepse kanë mbetur jashtë posteve ministrore dhe mundësive për të
ndihmuar bizneset e tyre të ligjshme e të paligjshme. E Majta me Metën në krye
do sundojë të paktën edhe dy legjislatura, gjatë së cilës mund të kemi Nanon
President dhe rikthimin e Ramës në Bashkinë e Tiranës ose në Ministrinë e
Kulturës. Nesho e negociatorë të tjerë kafenesh, janë gati të marrin përsipër
gjithshka, që është e nevojshme për të bërë këtë.
Ky është plani më
ogurzi për të ardhmen e Shqipërisë!
Në rast se kjo ndodh, shpresat për ndryshime para dy
dekadash janë Zero.
Krijimi i një strukture solide, që përfaqëson gjoja të
Majtën, do kufizojë shumë mundësitë për tu krijuar forca të reja politike
jashtë 3 partive të Bandave. Edhe tani, me Ramën kryeministër kjo mundësi nuk
është e madhe, por drejtimi i tij autoritar, klientelizmi dhe politikat e
verbëra ekonomike, do sjellin shpejt një rënie të besimit edhe të elektoratit
që voton gjithnjë Majtas. Gjendja ekonomike në Shqipëri do vazhdojë të jetë
shumë e vështirë edhe për tre vjet të tjerë. Edhe nëse nuk ndodh të shkohet në
Zgjedhje të parakohshme, më 2017, jo vetëm që PS-ja nuk do fitojë shumicën, por
një sasi e madhe votash do shkojnë në Lëvizjet e reja politike.
Këtë duan të ndalin
Meta, Nano dhe kompania bela. Ndaj venë të shkruajë një “çorbavitës’ të vjetër
si Agim Nesho.
Të shohim në muajt që vijnë, se si do kundërsulmojë Rama.
No comments:
Post a Comment