Tuesday, 8 November 2011

Vijo vijimin e vijuar.

U be nje kacamak me keto shkrime te filluara e te lena ne mes, sa tani kam harruar se c'kam nisur, c'kam bitisur e c'kam lene ne vijim.
E di qe s'kam mbyllur ende 100 pyetjet per Dullen, e megjithate ato mund te mbyllen ne cdo kohe, se me shume me vlejne si skelet i nje libri te mundshem per Diktatorin me fytyre engjelli.
Gjithashtu nuk mund te mbyll librat e nisur, se ata jo vetem nuk i kam mbaruar se shkruari, por vazhdimisht kane nevojen e permiresimit. Shkrimi mbi sistemin arsimor, ka per te vazhduar gjate se problemi eshte shume shume i gjere dhe kompleks. Njekohesisht idea ime jo vetem nuk eshte plotesisht e kristalizuar, por hap vend per shume kundershtime edhe nga une vete.
Pra ato qe mund dhe DUHET te mbyll, jane shenimet rreth te kaluares, kur flas per Diversantin, Koci Xoxen dhe Malon(Is duhet thene tani).
Per Lacon eshte me e lehte, se ka pak veprimtari dhe eshte figure njedimensionale. Per Kocin duhet germuar shume dhe ka pak deshmitare te besueshem qe rrojne ende. edhe per Malon thesi do mbetet gjithnje i hapur, se per te vazhdojne te shkruajne e te genjejne puthadoresit.
Nga gjerat e fundit(ne lumin e genjeshtrave te Lenit) ishte vizita e Is ne Kine dhe Vietnam. Vertet keta njerez harrojne apo kujtojne qe te gjithe bashkekohesit kane vdekur ose ju jane tharre trute? Qellimisht, Leni nuk thote qe Is me te tjeret, shkuan ne Kine dhe Vietnam si grup gazetaresh. Ai bashke me Driterone ate kohe punonin ne Zeri i Popullit dhe delegacionin e gazetareve e kryesonte Resul bedo, jo se ishte shkrimtar ushtarak apo i besuar i Regjimit, po se ishte Kryeredaktori i revistes "10 Korriku". Me grupin ishin trupa e Baletit e cila dha shfaqje ne Kine dhe ndoshta edhe ne Vietnam. Sigurisht, qe gazetaret e RPSH do shkonin edhe ne zona ku ishin bere bombardime dhe ne ate kohe bombardimet nuk ishin ne fazen me te eger sic genjen Elena.
Nuk di se c'shkrojti Malua ne Zeri i Popullit kur u kthye, por nje poezi "Ullinjte shqiptare ne Vietman" e shkrojti edhe pa ja kerkuar njeri. Per te treguar disidencen Malo-Drejtor, Leni ve ne liber nj epjese nga kujtimet e Malos, ku tregon se si te shqetesuar nga c'pane ne Kine dhe Vietnam dy korifejte e letersise nuk flinin ne nje hotel ne Rome dhe shkuan te pinin kafe ne nje lokal 24 oresh. I vetmi fakt qe me ben pershtypje eshte qe kur 70% e Tiranes dinte italisht, dy poetet me te talentuar, qe kishin 5-6 vjet qe ishin kthyer nga BS nuk mereshin dot vesh me Taljont!
Ndoshta nga qe ishin disidente!
Ikni o legena te qelbur se na nakatoset zorret e barkut!

No comments:

Post a Comment