Hapja e dosjeve duhet te jete nje nga perpjekjet qe duhet te beje shoqeria shqiptare per te ndaluar renien e metejshme te moralit te shumices se perfaqesuesve te saj. Gjerat e mjegullta, ku cilido akuzon kedo dhe nuk meret vesh ose eshte harruar se kush ishte edepsez, kush ishte viktime, kush e bente nga halli dhe kush merej me qafe per nje kapricio te te tjereve, kane bere qe te gjithe te ngjajme me "molle te kalbura", meqenese kemi ndenjur ne nje kosh me disa ose shume "molle te kalbura". Ajo qe me shqeteson, eshte fakti qe nje pjese e mire e bashkepuntoreve te Sigurimit, jo vetem jane bere me para dhe kane zene pozita ne biznes apo ne pushtet, por me moralin e tyre te "percudnuar" sherbejne si model per shoqerine dhe per brezin e ri. Dhe jo thjesht bashkepuntoret sekrete, por edhe ata qe kane qene te hapur dhe kane "mare njerez me qafe", duhen te pakten te tregohen me gisht. Shoqeria duhet t'ju beje denimin moral. Ne te kundert e gjitha do shkoje pas "felliqesise" te papastrueshme te moralit te tyre.
Le te zeme disa emra per ta ilustruar. Ne vitin 1979, vetem 20 vjec, Koco Kokedhima ishte ne dy te vetmit komuniste studente. Ishte fare e pazakonte dhe njekohesisht e percmuar ne rrethet studentore. Se per c'sherbime te vecanta ishte pranuar, nuk e di, por di qe ne dhomen e tij e te dy vlonjateve te tjere, shkonte shpesh Operativi i Universitetit Luan Pobrati. Nje shoku im vlonjat i dhomes, ishte tmerruar ne vit te trete, kur gjate nje vizite ne dhomen e Kokedhimes, Pobrati i kishte permendur me rradhe, se cilet ishin shoket e kursit te tij dhe c'benin! Sot kokedhima eshte ne njerezit me te pasur, jep leksione se si te behesh milioner, detyron Ramen te beje kete apo ate veprim dhe ka qe me 1991 qe nuk ka lene gjiriz pa trazuar. Luan Pobrati ka qene vazhdimisht i lidhur me qarqet me te larta te PS-se edhe pse eshte dajua i Shyteve te hakmarrjes dhe sipas shume burimeve ideatori i krijimit te "Hakmarrja per drejtesi". Jo larg Kokedhimes eshte nje tjeter kelysh i Partise dhe Shtetit te asaj kohe- Fatmir Xhafa, biznesmen dhe ne figurat kryesore te PS-se.
Shembuj t etille ka e dhjetra vetem ne ata qe i perkasin brezit tim dhe qe i kemi njohur ne universitet. Po sa e sa "felliqesira " te tjere, bejne ligjin dhe sherbejne si modele per te rinjte.
Servilet, spiunet dhe kriminelet e asaj kohe ne 99% te rasteve jane te pandreqshem! Edhe pse sot nuk mund te spiunojne ose te shpien te pafajshem para skuadres te pushkatimit, ata jane ne gjendje te bejne cdo lloj gjeje, qe ky sistem ekonomie dhe ligji e lejon. Dicka ndaj tyr duhet bere! Po cfare?
(vijon)
No comments:
Post a Comment