Nuk po hyj ne historine boterore te letersise, per te permendur rastet e shumta te maredhenieve nga me te ndryshme te shkrimtarit me pushtetin, ose ndryshimet ne qendrimin e tij te themi politik apo edhe patriotik. Nuk ka as rendesi te krahasojme nese dikush ka qen servil e dikush tjeter kolaboracionist, kush e ka bere per interes e kush per bindje, kush ka qene i trembur e kush ka qene stoik etj etj. Shkrimtaret, jane njerez si te gjithe te tjeret, bile edhe m ete thyeshem, sepse e tille eshte natyra e persiatjes, e gjallerimit te ideve qe ju qarkullojne ne koke, e shprehjes se figurshme te asaj qe mendojne thjesht te tjeret dhe per dhjetra arsye te tjera. Me te miret prej tyre perjetojne disa dhjetra jete dhe dashurojne ,luftojne e vdesin bashke me heronjte e tyre. Ndaj gjyqi me i mire per ta eshte gjyqi i ndergjegjes se tyre, apo i te barabarteve me ta. Doemos, te gjitha keto ne gjyqet tokesore. Ndonese jam perfshire ne nje lloj gjyqi ndaj Kadarese keto vitet e fundit, nuk e bej se dua te gjykoj ate cka bere deri me '90, por te gjykoj menyren se si po mbrohet ne menyre te paskrupullt sot.
Po le t'i kthehemi Fishtes, Konices dhe Kutelit, veprimtarine e te cileve e njoh pak me mire. Per Koliqin di shume pak dhe thuajse s'kam lexuar asgje nga ato qe ka shkruar.
Mesova shume per Fishten, nga nje liber voluminoz i shkruar pas vdekjes se tij, te cilin e zbulova nje dite te fshehur ne biblioteken e babait. Nuk e kisha pare asnjehere dhe u cudita qe e kishte ruajtur, se libri ishte botuar ne kohen e luftes dhe permbante edhe foto te nderimeve qe i kishin bere fashistet italiane. E lexova te gjithin dhe u cudita me dijenite dhe angazhimin e tij ne shume fusha te jetes, perfshi ketu edhe projektimin e katedrales se Shkodres(Kishes se Madhe) dhe disa kishave te tjera katolike te Veriut. Mesova shume edhe per veprimtarine e tij patriotike dhe u cudita qe Fishta jo vetem kisht eshkuar ne Vlor eper varrimin e Avni Rustemit, por kishte mbajtur edhe nje fjalim t ezjarrte, krejt te pazakonte per nje prift.
Ndonese nuk me kane pelqyer pjeset qe kam lexuar nga Lahuta e Malcis, duhet thene qe figura e Fishtes jo vetem eshte e barabarte me ate te Nolit nga pikpamja e veprimtarise patriotike, por ne fushen e letrave, une do e renditja Fishten me lart se Peshkopin. Edhe pse nuk jam dakord per titullin Poeti Kombetar qe i ishte dhene ate kohe, duhet me doemos te vihet ne kalsen e Pare te Panteonit shqipatr dhe ndonje lajthitje e viteve te fundit te jetes, nuk ka asnje arsye t'i permendet.
E njejta gje vlen edhe per Konicen, te cilit tani se fundi, po i permendet nje mareveshje me Shtetin Italian per pagesen e nje borxhi te Ambasades qe ai drejtonte, ne kembim te nje propagande proitaliane. Edhe?!
4 vjet para se te vdiste, beu i Konices i studiuar ne universitetet me te mira, shqiptari me me kulture qe kisht ebere aq shume per Shqiperine dhe shqipen pa asnje interes, per shkak te jetes se tij prej njeriu qe do t a shijoje, kishte hyre ne borxhe! Pune e madhe! i kerkoi Zogut t'i dergonte ng aparate qe i mori me vete dhe ai i dergoi vetem 20% te borxhit. E c't ebente? Te kalonte vitet e fundit ne burg per mosshlyerje te borxheve, e te mos i gjynjezohej Italise Fashiste, qe te tjeret i kishein dorezuar Shqiperine?
Njerez qe germojne e botojne te tilla gjera, ose nuk kane kuptuar se c'eshte jeta, ose qellimisht duan t'i paraqesin te gjithe si batakcinj!
(vijon)
No comments:
Post a Comment