Saturday, 5 November 2011

Nje vjershe e hershme e babajt.

Para disa vitesh, gjeta mes shenimeve te babajt, disa vjersha te rinise ne greqisht dhe ne shqip. Nuk kane qene te botuara dhe ai nuk i ka grisur, se i perkasin nje periudhe te hershme dhe nuk ka patur mundesi per ndonje keqinterpretim te qellimshem.
Po ve njeren prej tyre, pa i bere asnje korrigjim. Me ben pershtypje, qe eshte shkruar 3 vjet pasi kishin erdhur ne Shqiperi dhe eshte nga krijimet e para ne shqip, e megjithate ka nje shqipe te paster  dhe jo te pakultivuar. Edhe ritmii vargjeve eshte i pranueshem dhe me nje korigjim te mevonshem mund te behej nje poezi shume e mire. Ishte vetem 18 vjec dhe ne Lice, ishte ne nxenesit e fundit te gjuhes shqip, per shkak te boshlleqeve te medha qe kishte ne gjuhen e folur dhe te shkruar. E habitshme qe vetem pas tre vjetesh, nje adoleshent qe e kishte veshtire te fliste shqip, ishte ne gjendje te thurrte vargje mbi mesatare.
(Do mundohem me vone t'i bej nje kthim ne varg te lire dhe ndonje korrigjim, per te pare nese do e permiresoj apo e djallos me keq.)
                       
                 KALLAMISHTE


            Nëpër zallet e largta e vetëm ka mbetur
            Kallamishte e hollë, e gjatë,e tretur.

            Po të fryn er’ e marrë më të katër anët,
            Er’ e thatë që vjen për dit’ nga oqeanët.

            Qëndron,dridhesh,përulesh dhe ngrihesh ti prapë.
            Fuqi pate mjaft koh’.Tani kush do të japë?

            Se shëkonj që u venite,t’u tret shum trupi,
            T’u holluan mjaft krahët, të rra edhe supi.

            S’ke fuqi më.Por shpresa a t’është shpërndarë?
            Apo s’ke më shpëtim dhe pret era të t’marë?

            Qëndro vetëm dhe pak,dhe pak dite durohe
            Atë helm që ti ke tani, prej kaqe kohe.

            Se po të mos ngrihesh prapë,të bëhesh si më parë,
            Do të vij,mos ki frikë një re dhe do të t’marë.


                                                E martë 23 Prill 940

No comments:

Post a Comment