Tuesday, 8 November 2011

A duhet me shkolla? (vijim)

jam hedhur sa andej ketej, per te pershkruar shqetesimin qe kam jo thjesht per sistemin e edukimit ne Bote, po per ate, se si e konceptojme ne te rriturit jeten e sotme, suksesin, mbijetesen dhe c'mendojme t'ju leme nga kjo pikpamje apo kendveshtrim atyre qe mbartin DNA-ne tone dhe vijne pas.
Shkolla e sotme ben pikerisht te kunderten. Shkaterron konceptin e shendoshe qe duhet te kete ai qe vjen ne kete glob dhe duhet te shijoje 80 vitet e ekzistences se tij.
Jam hedhur nga soccermoms tek mesueset debile te amerikes se Veriut, ne konceptin e shkollave kazerma dhe ne te tjera pjese te kesaj panorame shume te gjere te ndare ne puzzles. Pikenisja nuk ishte fjala e Serres para Akademise Franceze, por raporti i femijes me shkollen, gje qe me ka shqetesuar sidomos kur kam pare nje jete te ndryshme ne sistemin e Ekonomise se Tregut, ne nje vend te madh si Kanadaja. Ato qe kishim mare ne dhe te gjithe emigrantet qe vinin nga Europa Lindore, ishin njohuri te mira teknike, njohuri gati zero ekonomike dhe biznesi dhe nje moral shume i ndryshem nga ai i vendit prites, por dhe i emigranteve qe vinin nga vende te tjera jo socialiste. Pra, shkolla qe pergatiste nje brez te ri ne thuajse 20 vende dhe ne mbi nje miliard njerez, pergatiste njerez per nje shoqeri te caktuar, te cilet ne rast se sitemi ndryshonte do kishin veshtiresi te pershtateshin. Dhe veshtiresite ishin jo aq per ata qe emigruan se sa per ata qe mbeten ne vendet kur sistemi ndryshoi. Kam permendur ne biseda inxhinieret mekanike, te cilet kane qene nder studentet me te mire te vendit tone ne periudhen 1960 e deri ne 1990. Thuajse te gjithe u detyruan te fillonin te mesonin per te fituar diploma te tjera, te shisnin ne pazar ose te vegjetonin ne asistence.Dhe ishte vetem nje nga profesionet. Mos flasim per mijra agronome apo oficere qe perfunduan me qeset e parave te kambizmit, punonjes ne ndertim ose ata me me fat- magaziniere. E megjithate, problemi nuk eshte thjesht per ata qe shkojne en fun ose afer fundit te ashtuquajturit sistem arsimor. Eshte per te gjithe, Sidomos per sistemin arsimor qe mbulon kohen kur femijet nuk i quajme akome "te maturuar".
Po cila eshte ideja e pergatitjes se njerezve te rinj sot ne boten te themi te qyteteruar? (Po  e perjashtoj Kinen, qe duhet te kete ende reminishenca te sistemit arsimor sovjetik.)
(vijon)

No comments:

Post a Comment