I DEBUAR
Mua më dëbuan nga qyteti im,
Më ndoqën
Deri sa dielli përflaku Ostrovicën,
Që të bardhë
E shihja nga e imja dritare.
Me batare armësh ëndrrën më hoqën,
Dëshirën për të mbetur në tokën amtare.
Nuk donin të më mernin ç'kisha,
As gruan të më rrëmbenin s'deshin,
Fëmijët t'i merja m'i lanë,
Kryqin të bëja në Kisha,
Bile dhe të fotografoja Sheshin.
Rrekeshin qytetit shpirtin t'i vidhnin
Dhe mua s'më donin të dëshmoja.
Të njëjtën gjuhë me mua flisnin
Po c'farë thoshin,
Nuk i kuptoja.
E di që në Botë jam në anën tjetër
Kur netëve rri vetëm
Nën dritën e hënës
Me buzët që dridhen belb një gjuhë tjetër
Si fëmijë i hequr nga gjiri i nënës.
No comments:
Post a Comment