Tuesday, 22 November 2011

22.11.1963

Keshtu titullohej libri i sapobotuar Stefen King, te cilin nisa ta lexoja mbreme ne Chapters. Mu duk cudi, qe King meret me nje teme historike. Kaq intriguese eshte atentati ndaj Kenedit, sa edhe pse jane shkruara e shkruar shume, ka interes te shkruaje edhe nje shkrimtar i kalibrit te S.King.
Atentati ndaj JFK, nuk ishte i fundit atentat ndaj nje presidenti amerikan. Ishte vetem i fundit, qe perfundoi me vdekjen e Presidentit te SHBA. Dhe ishte ne nje dhjetevjecar atentatesh ne Amerike, ku pati shume figura politike te vrara dhe me shume akoma te plagosur. Po keshtu vazhdoi edhe ne vitet '70 ne Amerike dhe ne Europe, sidomos ne Itali te ashtuquajturat "vitet e plumbit".
U rrita me simpati per figuren e Presidentit te ri te vrare, sepse ishte i vetmi President amerikan bashke me Rusveltin, per te ciln im ate me kishte folur me simpati. Dhe jo thjesht se ishin Demokrate. Psh ai nuk honepste dot Trumanin, qe kishte dhene urdhrin per bomben ne Hiroshima dhe po aq edhe Xhonsonin, qe ishte pasues i Xhon Kenedit. Kishte nje simpati te madhe per Kenedet dhe keqardhjen qe ndjeu per vrasjen e Bobit e kujtoj fare mire. Shpresonte se nje politike e re do vinte ne Amerike po te zgjidhej me '68 Robert Kenedi president. Sigurisht, ai ndikohej nga RAI, lajmet dhe komentet e se ciles i ndiqte mengjezave dhe mbremjeve ne vitet '60. Ishte perseri nje informacion jo i dores se pare, sepse edhe sot, kur shoh komentet qe bejne gazetaret italiane qe jetojne ne Amerike, kane nje kendveshtrim disi te cuditshem dhe jo krejtesisht real.
Keto vite qe jetoj ketu kam lexuar shume rreth familjes Kenedi. Jo thjesht se jam rritur me simpati per ta, por edhe se jane(ne renie keto vitet e fundit) familja me me ndikim ne politiken amerikane. Nuk kam te njejten konsiderate dhe simpati per Xhonin dhe nje lloj perbuzje per makinacionet qe perdori i jati per te krijuar kete dinasti politikanesh te pasur. Figura e Xhose, patriarkut te Kenedeve, eshte tipike figura e biznesmenit te sukseshem amerikan, qe mund te perdore cdo lloj gjeje per te fituar. Eshte nje lloj Randolf po disi me i permbajtur. Si rezultat kemi nje dinasti te cuditshme te pasurish qe mbrojne te drejtat e njeriut dhe luftojne per drejtesi sociale. Mundet qe fare mire, i jati mos ishte rrjeshtuar me FDR, por te hidhej ne krahun tjeter dhe Kenedit mos linin vend per dinastine Bush.
Po le te kthehemi ne atentatin ndaj Presidentit, qe ishte nje nga fatkeqesite e shumta qe goditen ate familje duke filluar prej viteve '50 e deri ne ditet e sotme. Nuk ndjej ndonje keqardhje te madhe per politikanet qe vriten ne atentate. E konsideroj si pjese e riskut qe mer dikush i dashuruar me pushtetin. Ka raste, qe vec atentati shkul kolltukofaget nga pushteti. Per fat te keq, veprime te tilla violente dhe kriminale, shpesh sjellin dobi per shumicen. Kenedi nuk ishte Hero. Ishte nje i pasur, i rritur me idene per te pasur sukses ne karrieren politike dhe aksidenti i vellait me te madh, i cili ishte vertet i zoti, beri qe Xhoni te hynte ne rrugen e blerjes te pushtetit me parate e shumta te te jatit. Merita e tij ishte se solli nje fryme te re,e nje kaste te re njerezish ne pushtet, njerez te cilet nuk mun dte pajtoheshin me mentalitetin e mykur te brezit te Ajzenauerit. Ka me shume hije ne figuren e tij se sa drite. E megjithate, vrasja e ktheu ne Hero. Kenedi i sherbeu Demokracise ne bote, me shume me vdekjen se me gjalljen e tij. Disa vjet me vone u hodhen hapa gjigande ne arritjen e barazise sociale dhe fitimit te te drejtave baze te zezakeve.
Duket qe nuk do kete me nje Kenedi te kalibrit per President. Kongresmenet dhe senatoret e Masacusetsit qe jane nga familja Kenedi, ose nuk kane intelektin e nevojshem, ose pine shume alkol, per tu bere "beniamine" te se Majtes amerikane.
Atentati ne nje hotel te Los Anxhelos ndaj Bob Kenedit, mbylli perfundimisht endrren e Xhose per te patur jo vetem presidentin e pare katolik, por dhe nje dore me te tjere presidente nga familja irlandeze e Kenedeve.

No comments:

Post a Comment