KALLAMISHTE
Në zall të largët
Vetë ke mbetur
Kallamishte e hollë,
E gjatë,
E tretur.
Po fryn erë e marrë
Nuk ka fund e anë,
E ftohtë erë,
E lagësht
Nga s'di ç'oqean.
Qëndron,
Dridhesh,
Përulesh
Dhe ngrihesh ti prapë.
Fuqi pate mjaft koh’.
Tani kush do të japë?
Të shoh q'u venite,
Sa shum' t’u tret trupi!
U holluan krahët,
Poshtë ra supi.
S’ke fuqi më.
Po shpresa t’është shpërndarë?
A s’ke më shpëtim dhe pret era të t’marë?
Qëndro edhe pak,
Duro dhe pak ditë
Atë helm që të bën shpirtin e mpitë.
Se po të mos ngrihesh,
Të bëhesh si më parë,
Nga më e para re,
Shiu do bjerë
E rrëkeja do të marë.
E djelë 6 Nëntor 011
No comments:
Post a Comment