Wednesday, 9 November 2011

Esse mbi rolin e emrit ne jete.(vijim i merzitshem)

E keshtu vazhduan sukseset. Po s'kemi lexuar per ndonje sukses, vec dhjetave ne tre lende, mund te hidhet ndonje lexues skrupuloz. E vertete. Ama ne fillim duhet te biem dakord si do e perkufizojme suksesin. P.sh. shoku im i gjimnazit tjeter, e matte me numurin e gjimnazisteve qe i theshin "po" dhe hidheshin pa frike ne krahet e tij, kurse une e quaja te sukseshme te isha ne qender te vemendjes dhe mos harrohesha edhe ca vjet si ta kisha lene gjimnazin. Per gjurulldira dhe sjellje te pahijshme. Po si i thone ketej, cdo lloj reklame funksionon . Edhe ajo negative. Ndersa shoku im i gjimnazit tjeter do kujtohej vetem nga disa zemra te plagosura, mua do me kujtonin, Drejtori, Sekretari i Partise, mesuesi i Letersi-Ushtarakes, mesuesit e fiskultures(trimi dhe frikamani)si dhe Fatimja me Asimene(keto te fundit ne menyre te ndryshme.)Ah po, do me kujtonte edhe nje vajze as e bukur, por jo dhe aq e shemtuar, me te cilen thurrem aq shume shporta thupre gjate vitit te stazhit, po per te do shkruaj ne kapitullin-vijim qe te fryn nga nockat.
Po i rikthehem sukseseve te shokut tim te gjimnazit tjeter, qe per te mos qene ziliqar, ishin jo te pakta, por jo si rrjedhoje e "sharmit" te tij. Ai thjesht kishte nje emer qe ju pelqen femrave. I vecante dhe seksi. Aq i vecante, sa nje mesues nderkombetar i thoshte ne shqipen e tij te cale:"A pa ku gjetur ytate kete emri ty?" Si me tregonte vete(pa u mburrur), kur ju shtrinte doren vajzave dhe ju thoshte "Une quhem....", nje ne tre prej tyre, rrezohej si pule e pjekur.Dhe dihet se ci ndodh nje pule te pjekur e te rrezuar. Haet me gjithe kocka. Si xhentelmen qe ishte, ai ja u linte kockat dhe ato shpejt, rigjeneroheshin, se ne cdo pule i rendesishem eshte skeleti. Pende gjen ne cdo dyqan, sidomos ne kete sistem. Atehere ishte me e veshtire, se s'duhej te ishte e Marte, kur MAPO-ja ishte pushim.
Ne nje dite pushimi te MAPO-s, kur nuk kisha mundur te gjeja ndonje leke nga ato qe ju binin nga xhepi fshatareve qe nxitonin tte blinin e te zinin urbanin e Bilishtit, pasi kisha humbur edhe kacidhet e fundit ne lojen me vije, mendova te shisja te vetmen pasuri te patundshme qe kisha.Ekranin plastik 2 inch holandez. Ma kishte dhene i fundit i Mavrove dhe ishte nga gjerat e pakta holandeze qe kisha pare. Ishte koha kur jo vetem Kati kishte rene ne dashuri me Krojfin por edhe nje dore e madhe adoleshentesh, ku si gjithmone do hyja edhe une. Ne ekranin e vogel prej kartoni laminate ndoshta, nen reflekset e drites dukej nje hamshor i zi qe vraponte ne liri si ata kuajt e Petrit Dumes, qe sa i kishin vrare. Nuk di nese kjo lidhje me grupin e pucisteve do me hapte avazet. Ekranin e kishin pelqyer shume bashkenxenesit, sidomos ata nga fshati dhe njeri prej tyre dha shifren me te larte ne tenderin qe hapa. 2o leke , me te cilat mund te vije ne kinema ne vend te mire, ose mund te vije ne rradhet e para e te te mbeteshin edhe per nje kulacke "pe pese". Po une i doja per te luajtur me vije, me shprese t'i shtoja deri sa te blija nje pale atlete nga ato te Durresit, qe ishin 80 dhe po ti mbathje pa corape, ishte e sigurt qe te hiqnin reumatizmen. Parate iken dhe te nesermen bashkenxenesi fshatar rusishtfoles, i tregoi Melesinit gjate mesimit, per transaksionin pa leverdi qe kishte kryer. Perfundova serish ne zyren e njohur per nje seance te re hetimesh. Kete rradhe ishte tregetim e shperndarje te objekteve qe mbartin ideologji te huaj, per qellime fitimi:
Melesini:(me tregon ekranin)Ti ja kishe dhene F....kete?
Une(gelltitem tre here):...Po....
Melesini:Po mund te me gjesh edhe nje mua se me duket shume e bukur?
Une(pa e ndjere rrezikun):Po  te gjej drejtor...ja t'i them njerit.
Melesini:Po sa para do ma japesh?
Une(vazhdoj mos e ndjej kurthin):Pa para drejtor.
Melesini:(i kenaqur qe rrashe ne gracke ngrihet me kembe):Po F....pse ja kishe shitur 20 lek?
Unre (i hutuar):...po...aq e kisha blere edhe vete...
Melesini: E kishe blere he? Kujt ja kishe blere?
Une(duke menduar nje genjeshter qe mund te haet)...eshte nje qe njoh ne NPV...
Melesini:Si e ka emrin?
Une:...s'ja di emrin...di qe i thone Gërçe.
Melesini: Gërçe he?...Po si e ka emrin ky Gërçja?
Une(me kurajo nga genjeshtra mbrojtese qe kisha gjetur)...s'ja di emrin...di si i therresin.
Melesini(i inatosur):Po ty si te therresin mo?
Une:Nume
Melesini(therret):Si Llum?
Une:Numeee
Melesini:(therret me shume)Llum o llum je!
I gezuar per kete variant te ri te emrit, qe mund te perdorej me leverdi edhe ne raste te tjera, u ngrita i gezuar dhe dola nga hetuesia. Me vrap shkova t'i tregoja nje shoku per castet e lumtura dhe llagapin e ri. Ai me pa i trishtuar dhe tha se llagapi i ri nuk kishte kuptim te mire...ja dinte hyqet Melesinit se ate vit kishte te dashur nje nga mbesat e tij te shumta...
(vijon)

No comments:

Post a Comment