Ose me mire moshohemi dhe ne vend te nxeme lajthitim.
A pershkruan edhe vetdija jone nje rreth te mbyllur?
Kete s'mund ta gjesh dot me mendje, edhe po te kesh studiuar ne shkollen "Dituria rrethore".
Duke degjuar nje kenge te Haxhis "Dashuria nuk njeh kufi", fjalet e se ciles nuk i kuptoj, me shkon ne mendje nese duhet t'i veme vete kufij apo duhet ta leme ta mare era dhe ku te ndalet le te ndalet. Atehere nuk i bie te jete nje ndienje abstrakte, por me shume nje lloj balone"tabake" dhe pa bisht , te cilen nuk e kontrollon dot se nga te shkoje.
Kur isha i vogel, pata kuptuar qe nuk duhej te bazoja jeten mbi fjalet popullore apo ne theniet e mencura, sepse ato shpesh kundershtojne njera tjetren, ose me mire, ka nje shprehje te popullit per cdo lloj qendrimi ndaj nje dukurie. Po kjo vlen edhe per theniet e mencura te te tjereve. Ndaj nuk i kam dashur t'i kem as si postulate dhe as per te ilustruar dicka qe duhet te them(E thote bukur Nicja-thote nje miku im- i cili filloi te lexonte filozofi pikerisht me veprat e njerit nga filozofet me te komplikuar.)
Po c'mund te bej kur ndjehem kaq i pafuqishem edhe per sjellje nga me te thjeshtat? Psh ne duhet apo nuk duhet te dergoj diku lule per te kerkuar te falur. C'thote Nicja per kete? Po Sartri? Te kete gjekundi Kadareja ndonje fraze te shkurter rreth dergimit dhe mosdergimit, apo parablerjes se luleve?
Edhe po te veprosh sipas te kengeve qe degjon ne youtube, coroditesh akoma me shume. Dikush thote gjithe ekzagjerim "Dashuria jone eshte pakez me e vogel se Gjithesia, sepse diku duhet te perfshihet" dhe nje tjeter te tjera marrezira "dua qe ti te gezohesh/ e te te them te trashegohesh" dhe nje mendje si e imja, konfuze ne kohet e adoleshences, ne duhet te ruante nje raport me te mire midis peruljes dhe arrogances, turbullohet akoma me shume.
Akoma s'arritem te kuptonim gje nga kjo djall "sevda" dhe me duket se vlen per te sevdallisurit, te pasevdallisurit, per zuzaret dhe virgjereshat, per te rrjedhur e te ashtuquajtuitr inteligjente.
"Sa i vogel me duket deti
Kur e krahasoj me dashurine time per ty...'
Degjo bythe!
Ne fund te fundit kemi rrjedhur pa u plakur akoma!
No comments:
Post a Comment