MBARIMI I KENGEVE
Ne i mbaruam të gjitha këngët
E zbrazët i lamë tingujt\
Nga fjalët që gëlltisnim,
Kur buzët takonim në një pjesë rime,
Të flakur nën një fund muri
Ku pikturat e pambyllura qajnë me lot terpentine.
Pastaj u kthyem tek tempujt
E qelqe të mëdha ju veshëm për t'i ngritur ajrish
Kolonat e mermerta pa kapitele
E të vrisnim ëndrrat e akrepëve që gëlonin poshtë tyre
Vrimave futeshin e dilnin sërish.
Por ndodhi që ishin mbaruar retë
Dhe era frynte kot se nuk kishte ç'të shtynte
Në atë qiell të paciflosur
Ku ngrirë kishte gjithshka që pritej të vlonte.
Diell i akullt
Dhe një hënë që nuk ngrihet,
Po gozhduar ri në të horizontit hije.
E ti heq të vetmin sy të bukur
Për ta futur në zgavrat e kafkës sime.
No comments:
Post a Comment